Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq pianisti me famë botërore Aleksis Vajsenberg

Foto: BGNES
Një prej pianistëve gjenialë të shekullit të XX Aleksis Vajsenberg ka lindur në vitin 1929 në Sofje, por jeta e tij ka kaluar jashtë.

Mësuesi i parë në piano i Aleksis gjashtëvjeçar qe klasiku i muzikës bullgare Panço Vlladigerov. Në vitin 1941 doli në treg pllaka e parë e gramafonit e pianistit të ri. Pastaj Vajsenberg e vazhdoi arsimin e vet në Xhuliard Skul në Nju Jork. Atje mësonte në klasën e muzikantes së famshme Olga Samarova. Çmimi i parë, i Aleksis Vajsenberg, i cili ia hapin rrugën drejt skenave botërore, është nga viti 1947. Pas kësaj erdhën shumë çmime të tjera dhe shumë koncerte në Evropë dhe Amerikë. Ai i ka bjerë pianos me orkestrat më të mëdha në botë.

Përveç se është një pianist virtuoz, Aleksis Vajsenberg është gjithashtu kompozitor, pedagog, shkrimtar dhe piktor. Për herë të fundit publiku bullgar e duartrokiti në vitin 2007. Atëherë ai mori titullin e nderit të Akademisë muzikore kombëtare “Doktor Honoris Kauza.”

Megjithëse se jeta e muzikantit ka kaluar jashtë Bullgarisë, ai gjithmonë ka deklaruar qartë se është bullgar. “Kam mbetur bullgar për nga shpirti dhe imagjinata” – thonte ai.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD