Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata dhe Prokuroria të Specializuara Ndëshkimore nisën punë

Foto: arkiv
Gjykata dhe Prokuroria të Specializuara Ndëshkimore nisën punën e vet. Ata do të merren me krimin e rëndë të organizuar, duke përfshirë trafikun e njerëzve, narkotikëve e kështu me radhë. Formimi i tyre ishte një nga masat e qeverisë bullgare për luftimin e krimit të organizuar. Kjo masë u përkrah nga Komisioni Evropian.

Bullgaria vitin e pestë me radhë kontrollohet në kuadrin e mekanizmit të bashkëpunimit dhe verifikimit në fushën e drejtësisë dhe rendit të brendshëm. Pritet, që në raportin vjetor të Komisionit Evropian muajin korrik të vitit 2012 të bëhet një analizë të hollësishme të avancimit të vendit në këtë fushë për periudhën nga vitit 2007 deri tashti. Nga rezultatet do të jetë në varësi pranimi i Bullgarisë në zonën e Shengenit.

Magjistratët e rinj janë në dy nivele – instanca e shkallës së parë dhe apelative – si për gjykatën, ashtu edhe për prokurorinë. Fjalën e fundit do të ketë Gjykata e Lartë e Kasacionit. Pritet, që proceset kundër grupeve të organizuara kriminale të zhvillohen me shpejtë dhe të përfundojnë në afate më të shkurtra. Secila nga dy prokuroritë do të kenë nga dy dega – kriminal dhe ekonomik. Në çdo proces do të ketë nga tre prokurorë – dy nga instanca e shkallës së parë dhe një nga instanca apelative. Në katër magjistraturat gjithsejtë do të punojnë 134 magjistratë dhe 81 administratorë. Mjetet e domosdoshme financiare tashmë janë të siguruara. Kryeministri Bojko Borisov inspektoi kushtet e krijuara për punë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar dhe tha: “Atë, që kërkohej nga shteti – të meremetohet dhe të ndryshohet godina në përputhje me kërkesat më moderne të procesit të sotëm gjyqësor, është fakt. Nëse do të jetë e domosdoshme do të vazhdojmë të zgjerojmë godinën. Krahas kësaj do të fillojë meremetimi i Gjyqit Rajonal, sepse të gjithë gjyqtarët janë baras në të drejtën e tyre të disponojnë godina të tilla me mjetet e domosdoshme teknike dhe me kushte të mira për punë.”

Ministrja e drejtësisë Diana Kovaçeva nga ana e vet deklaroi: “Krijimi i Gjykatës dhe Prokurorisë së specializuar janë një sinjal për luftim pa kompromisi të krimit të organizuar. Puna e tyre do të ndiqet nga Komisioni Evropian. Jam e mendimit, se jo vetëm pajisja është e rëndësishme, por me më shumë vlerë janë kuraja dhe pozitat personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të punojnë në të. Në fakt njerëzit i bëjnë institucionet.”

Kryeprokurori Boris Vellçev ripohoi faktin, se magjistratët tashmë nisën punën mbi proceset kundër grupeve të krimit të organizuar: “Magjistratët tashmë filluan të punojnë mbi proceset e para. Kështu që instanca e parë e prokurorisë speciale merret me çështjet e para penale.”

Zëvendës kryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov është i bindur, se: “Të gjithë pasi do të bashkojmë përpjekjet tona do të rikthejmë besimin e njerëzve në drejtësinë dhe veprimet adekuate të pushtetit ekzekutiv në luftën kundër krimit të rëndë të organizuar. Jam me shpresë, se Komisioni Evropian do të vlerësojë këtë. Përvoja dhe përpjekjet këmbëngulëse, patjetër do të japin rezultate të mira dhe efektive në luftimin e krimit të organizuar.”

Sipas parashikimeve paraprake pritet, që afro 70-80 hetime gjyqësore të grupeve të organizuara kriminale me padi të ngritura akuzuese të shqyrtohen nga Gjykata e Specializuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD