Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Mlladenov: Anëtarësimi në BE kontribuoi në përforcimin e demokracisë në Bullgari

Sivjet shënohen 5 vjet nga aderimi i Bullgarisë në Bashkimin Evropian.
Foto: BGNES
U mbushën 5 vjet nga anëtarësia e Bullgarisë në Bashkimin Evropian. Në lidhje me këtë ministri i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov bëri bilanc për dobitë e vendit tonë nga kjo anëtarësi. “Hyrja e Bullgarisë në Bashkimin Evropian përpara 5 vjetëve ishte jo thjesht një sukses, por dëshmi se, duam dhe mund të jetojmë në një mënyrë të ndryshme”, ishte kategorik ai. Sipas fjalëve të tij, pas 5 vjetëve mund të kthehemi dhe të shikojmë, se mbase kemi ndryshuar më pak gjëra, sesa duam, por dhe shumë më tepër, sesa prisnin shumë njerëz.

“Në plan politik aderimi i vendit tonë ndaj Bashkimit Evropian forcoi stabilitetin e demokracisë te ne. Kurse në plan ndërkombëtar solli më shumë peshë dhe prestigj për Bullgarinë, tha ministri Mlladenov. Kishim mundësinë të marrim pjesë në bërjen e politikave, objekt të të cilit ishim përpara viteve. Në një plan ekonomik vendi ynë u bë pjesë nga tregu më i madh në botë, në të cilin lirisht lëvizin mallrat, kapitalet, shërbimet dhe njerëzit. Në shifra kjo do të thotë prani deri te tregjet të akoma 26 shteteve dhe 500 milionë konsumatorëve. Me aderimin tonë qytetarët bullgarë u bënë qytetarë të Bashkimit Evropian. Përkatësisht dhe pritjet e tyre ndaj shtetit bullgar u shtuan. Gjatë këtyre 5 vjetëve anëtarësi, Bullgaria arriti një koordinim të mirë për përgatitjen e pozitave, të cilat rrjedhin nga detyrimi i anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Vendi mbase ka mekanizmat më të mira për marrjen e vendimeve mbi aplikimin e legjislacionit evropian.”

© Foto: EPA/BGNES


Aktualisht Bullgaria është mes 5 vendeve në Evropë me një shkallë më të mirë të aplikimit të direktivave evropiane në legjislacionin kombëtar. Ndaj Bullgarisë nuk ka gjyqe të hapura për moskryerje të detyrimeve në gjykatën e Bashkimit Evropian, vuri në dukje akoma ministri i jashtëm bullgar. Për “periudhën nga data 1 janar 2007 deri më 10 janar 2012, kundër Bullgarisë janë hapur përgjithësisht 235 procedura për moskryerje të detyrimeve. Prej tyre 181 janë të mbyllura zyrtarisht nga Komisioni Evropian pas veprimeve të ndërmarra prej nesh. Kurse nga 54 procedurat e hapura, vetëm 2 gjenden në fazën gjyqësore, konkretizoie shifra ministri Nikollaj Mlladenov.“Gjatë 5 vjetëve nga anëtarësia në Bashkimin Evropian, Bullgaria merrte pjesë dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në procesin e marrjes aktive të vendimeve në punën e institucioneve të Bashkimit. Deri në këtë moment ne kemi marrë pjesë si shtet në shqyrtimin dhe pranimin e mbi 500 direktivave, mbi 3000 reglamenteve dhe mbi 200 vendimeve. Janë ndërmarrë veprime për aplikimin në legjislacionin bullgar të përgjithësisht mbi 2 200 direktivave të Bashkimit Evropian.

Për Radio Bullgarinë, Nikollaj Mlladenovi komentoi disa dyshime për këtë nëse në një plan afatgjatë Bashkimi Evropian do të shpëtojë në sfondin e krizës ekonomike në Evropë dhe fakti se, gjithnjë e më shumë vende nuk mund të shërbejnë borxhet e veta. Ministri Mlladenov është kategorik, se pavarësisht nga kriza e borxheve në Evropë, Bashkimi Evropian mbetet modeli më i mirë: “Mendoj me siguri se, Bashkimi Evropian do të shpëtojë në një plan afatgjatë, vuri në dukje ai. Sepse ka disa shkallë të cilat janë kyçe jo vetëm për vendet , të cilat në këtë moment janë në krizë – që të dalin prej saj. Por ato janë kyçe dhe për të gjitha vendet e tjera, që të vazhdojnë të zhvillojnë ekonomi të konkurrueshme. Në vend të parë ky është tregu unik. Ky treg dhe bashkimi i njerëzve të cilët lëvizin lirisht, mallrat dhe shërbimet në Evropë është burimi më i madh i rritjes dhe të zhvillimit të kontinentit pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Shtylla e dytë është se, Evropa vazhdon të jetë jo vetëm një nga tregjet më të mëdha, por edhe një nga ekonomitë më inovative në plan global. Nuk duhet të harrohet se, prioritetet të cilat i ka Evropa përpara pjesëve të tjera të botës, janë akoma të konsiderueshme. Dhe shtylla e tretë është, se në qoftë se shikojmë drejt asaj që po ngjan nëpër të gjithë botën, pavarësisht nga kriza e borxheve, e cila ekziston në këtë moment në Evropë, nuk ka model tjetër, përveç Bashkimit Evropian, i cili të shkaktojë kaq dëshirë për imitim nëpër të gjithë botën. Të gjithë duan t’i ngjajnë Bashkimit Evropian, asnjë nuk do t’i ngjajë Bashkimit Euroaziatik”.

Gjatë javës së ardhshme qeveria ka ndërmend të informojë hollësisht Parlamentin bullgar për ecurinë e debateve dhe të angazhimeve të Bullgarisë mbi të ashtuquajturin bashkim fiskal të Bashkimit Evropian për rrugëdaljen nga kriza. Sipas fjalëve të Nikollaj Mlladenovit pozita bullgare shkurtimisht mund të shprehet me fjalët: “po” për disiplinën fiskale në Evropë dhe “jo” për kufizimet e politikës tonë ekonomike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD