Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këmbëngul për ndryshime në Paktin evropian për stabilitet financiar

Foto: arkiv
Aplikimi i taksës evropiane mbi transaksionet financiare dhe baza e përgjithshme e tatimit korporatav. Për këtë ngulin këmbë Parisi dhe Berlini, ditë përpara shqyrtimit të Paktit për stabilitet financiar në takimin e nivelit të latë të Bashkimit Evropian më 30 janar. Direktivat Evropiane nuk pranohen përzemërsisht nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian. Kundërshtari më i madh i tatimit të njohur si Robin Hud, është Britania e Madhe, kurse Irlanda nuk do që të heqë dorë nga tatimi i ulët korporativ prej 12.5%. Çekia nga ana e vet do të kërkojë referendum, nëse të bashkohet ndaj paktit të ri fiskal të Bashkimit Evropian. Projekti përfundimtar i paktit duhet të jetë gati deri më 20 janar, që të mund liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të njihen me të përpara takimit në Bruksel.

Cila është pozita e Bullgarisë? Vendi ynë në mënyrë kategorike nuk është dakord me aplikimin e tatimeve të njëjta. Qeveria është kundër detyrimit të vendeve të pranojnë “harmonizimin e tatimeve bazë”. 10 vende, të cilat nuk janë anëtare të zonës evropiane, kanë marrë letër nga ministri bullgar i financave Simeon Djankov, në të cilën ai propozon të hiqet teksti për harmoni ekonomike dhe të tatimeve. Në variantin e fundit të projektit për Paktin e stabilitetit financiar, janë të përfshira detyrime të papranueshme për Bullgarinë, lidhur me koordinimin e politikave ekonomike. Bullgaria ngul këmbë të mbetet kërkesa për disiplinë fiskale, e cila parashikon që deficiti buxhetor të mos kalojë 3%, kurse borxhet e shteteve të mos rriten më shumë se 60% nga Produkti i brendshëm bruto. Por në qoftë se prapë së prapi tekstet për një bazë të përgjithshme të tatimeve dhe për taksë mbi transaksionet mbeten, Bullgaria do të firmosë dokumentin e përbashkët, por me kauzë për mospjesëmarrje mbi këto kapituj nga pakti, mbi të cilat nuk është dakord. Ministri Djankov ka propozuar tekstet e diskutueshme të bëhen pika e parë nga rendi i ditës në takimin e ministrave të financave të vendeve jashtë Eurozonës, të caktuar për 23 janarin. Bullgaria ngulmon që, të gjitha shtetet jashtë zonës evropiane, të cilat do ta nënshkruajnë Paktin për stabilitet financiar, të marrin statut të vëzhguesve dhe të marrin pjesë në takimet joformale të vendeve, të cilat kanë pranuar euron. Shkaku për reagimin e ashpër të Bullgarisë është se, Parisi dhe Berlini kanë ndryshuar në momentin e fundit kapituj të veçantë në projekt. Kështu në vend të variantit fillestar për marrëveshje për një bashkim të forcuar ekonomik, pakti reklamohet tanimë si një marrëveshje për stabilitet, koordinim dhe drejtim të zonës evropiane.

Çfarë fiton dhe çfarë humb Bullgaria nga ndryshimet në Paktin fiskal evropian? Në qoftë se aplikohet një kuotë e përgjithshme, Bullgaria do të humbasë një nga prioritetet e veta në Bashkimin Evropian. Sepse aktualisht, vendi ynë, krenohet me taksën e vet më të ulët korporatave prej 10%. Shtimi i taksave automatikisht do të ndikojë mbi kushtet jo të favorshme për bërjen e biznesit në Bullgari dhe do t’i shtyjë kapitalet e huaja, të cilat në kushtet e krizës kodo janë të mirëseardhura. Sa i përket tatimit bankar, ekspertët pohojnë se, bankat thjesht do të ngrenë komisionet dhe tatimi për transaksionet do të paguhet nga klientët. Frikësimet e qeverisë bullgare janë të lidhura me këtë, se aplikimi i këtij tatimi bankar do t’i dëbojë investitorët në përgjithësi nga Evropa dhe kuptohet nga Bullgaria. Kurse vendi ynë, ka ndërmend të tërheqë para të freskëta me politikën e vet stabile financiare, tregues të mirë makroekonomik, një inflacion të ulët dhe taksa të ulëta. Sipas Komisionit Evropian të ardhurat nga ky tatim për thesarin evropian pritet të arrijnë 60 miliardë euro për vit. Të ardhurat nga sektori financiar bullgar në buxhet nga tatimi i taksave vlerësohet në afro 180 milionë euro. Në Bullgari të prekur nga ky tatim do të jenë kryesisht fondet e pensioneve dhe kompanitë e figuracioneve. Aplikimi i këtij tatimi, sipas ekspertëve, do të ngushtojë tregun e ekonomisë sonë, kurse një pjesë nga kompanitë do të mund të largohen nga Bullgaria, që të mund t’i kursejnë vetes një barrë të re tatimore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të tretë – Festivali i Letërsisë Bullgare në Hamburg

Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..

botuar më 25-06-14 9.05.PD

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD

Shoqata “Komuniteti Ortodoks Bullgar në Çeki” bën thirrje për mbështetje

Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..

botuar më 25-06-13 7.40.PD