Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të vallëzojmë – nga mëngjesi deri në mbrëmje

Vitet e fundit vëzhgohet një ringjalle e interesit ndaj valleve popullore bullgare
Foto: Klubi i Valles

Që nga kohët që s’mbahen mend stërgjyshërit tanë i kanë shënuar ditët e festës duke vallëzuar, të zënë dorë për dore me të tjerët, në mejdan. Vitet e fundit po vëzhgohet një ringjalle e interesit ndaj ritmeve popullore bullgare. Gjatë 5-6 viteve të fundit klubet në kryeqytet, të cilat ofrojnë trajnim vallesh popullore, janë bërë më se 60.

Para pak kohe në qendrën e kryeqytetit, jo larg Pallatit Kombëtar të Kulturës, u themelua Klubi i Valles. Kështu qe të gjithë, të cilët duan të vallëzojnë, ose thjeshtë duan të takohen me shokët, për të biseduar në sfondin e muzikës së bukur popullore, mund ta vizitojnë Klubin gjatë tërë njëzetekatërorëshit. “Është shumë bukur t’i shohësh të rinjtë e veshur me xhins dhe kanotierë të vallëzojnë në sfondin e muzikës së bukur popullore bullgare. Po ndien se si ringjallet shpirti bullgar dhe kjo ta jep shpresa të mëdha” – thotë me gëzim të madh Borisllav Sllavov. Ai dhe Kostadin Gospodinov, krijues i një prej shkollave më të mëdha amatore për valle popullore “Çanove” janë “fajtorët” si të thuash për themelimin e Klubit të Valles. Atyre, të cilët janë dhënë me tërë shpirtin e tyre pas valles popullore u mungonte vendi, ku të tregojnë se çfarë kanë mësuar në shkollat e ndryshme. Kështu na shpjegoi Borisllav shkakun për krijimin e kësaj shtëpie të valles. Kjo është vetëm një prej ideve dhe iniciativave të shumta të dy entuziastëve, të lidhura me vallen popullore bullgare.

Para disa vitesh ata krijuan CD-në dhe DVD-në e parë, me ndihmën e të cilave mund të mësoni vetë, pa mësues, lëvizjet e valleve popullore bullgare. Në saje të këtij disku çdonjëri mund të përvetësojë 40 prej valleve më të njohura popullore bullgare. Interesi ndaj këtij disku vërtet është shumë i madh jo vetëm ndër bullgarët te ne, por ndër bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve dhe ndër të huajit në shtete të ndryshme. Prandaj shpjegimet në disk janë në bullgarisht, anglisht, frëngjisht dhe japonisht. Edicioni i ri, i cili do të përfshijë akoma 20 valle, do të përkthehet edhe në holandisht, sepse ka shumë fansa holandezë të valleve popullore bullgare.

Në vitin 2007 Borsillav krijoi dhe një sajt special, kushtuar valleve tona popullore – www.horo.bg. Për dallim nga Kostadini, i cili është profesionist dhe ka vallëzuar gjatë tërë jetës së tij Borisllav është vetëm amator. Megjithatë gjatë disa viteve të fundit vallja popullore zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e tij.

“Unë punoj në një sferë krejt të ndryshme. Kam mbaruar elektronikë në Poloni dhe kam një firmë në sferën e elektronikës – na shpjegoi Borisllav. – U dhashë pas valleve rastësisht. Ka 15 vjet që kemi një shtëpi në një fshat të vogël afër Sofjes. Atje sipas traditës organizohen dy herë në vit tubime me shumë muzikë dhe valle. Në fillim isha vetëm një shikues. Vendasit u përpoqën të më tregojnë disa lëvizje, por unë nuk arrita të mësoj asgjë. Atëherë kërkova më shumë informacion në internet dhe kështu mësova për klubin “Çanove”. Atje u njoha me Kostadinin dhe të shoqen Milena. Dalëngadalë mësova 50 valle. Më pëlqen shumë të dëgjoj muzikë popullore bullgare dhe duke e dëgjuar menjëherë filloj të përfytyroj vallen që vallëzohet sipas ritmit të muzikës përkatëse.”

Një adhuruese shumë e madhe e valleve popullore bullgare është kolegja jonë Veneta Nikollova nga Zyra qendrore e informacionit. Ajo ka filluar të vallëzojë valle popullore që si studente në Universitetin e Sofjes dhe ka udhëtuar me ansamblin jashtë. “Vallja bullgare nuk vallëzohet vetëm me këmbët, ajo vallëzohet me shpirtin – na tregoi ajo. – Ky është një përjetim shpirtëror. Vallëzimi i valleve popullore nuk mund të krahasohet me kërcimin rap, ose rege në diskotekë. Ky është një përjetim special. Të tillë e bën mendimi se stërgjyshërit tanë i kanë vallëzuar të gjitha këto valle sipas ritmeve të njëjta, se nëpërmjet valles ata kanë shpjeguar gëzimin, ose dhimbjen e tyre. Kjo na pasuron, sepse është një shikim drejt rrënjave tona, kjo është njëfarë komunikimi me të kaluarën tonë. Është shumë interesant kontrasti, kur njerëz të rinj të veshur me rroba moderne, vallëzojnë valle popullore në Klubin e Valles. Është shumë bukur. Në fakt vallja, muzika popullore janë si një ishull, ku mund të çlodhemi në këtë botë të ndërlikuar, në të cilën jetojmë.”

Interesi i ringjallur ndaj valleve bullgare nuk është vetëm një modë e përkohshme, është i bindur Borisllav: “Vallja popullore bullgare është jo vetëm kulturë, ajo është burim i një energjie pozitive – shton ai. Njeriu vallëzon, lodhet fizikisht, por pasurohet shpirtërisht. Madje të huajit e ndiejnë fuqinë e valles popullore bullgare. Para pak kohe në Klubin e Valles erdhi një i huaj. Ishte një holandez, i martuar me një bullgare. Banon në Kotell. Nuk mund të përfytyroni se sa bukur vallëzonte ai.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Klubi i Valles

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD