Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuzhina bullgare: Byrekët nga krahina e malit Stara Pllanina

Foto: BNR

Byreku është mes atyre krijimeve në kulinarin, të cilët me sukses mund të hahen në mëngjes, për darkë, kurse nganjëherë edhe për drekë. Kryesorja në të janë petët e tëhollura prej brumi, kurse mbushja mund të jetë e larmishme. Në byrekun më të njohur bullgar përdoren djathë ose gjizë vezë, vaj ose gjalpë, shpesh dhe pak kos me pak sodë. Në të kaluarën gjyshet tona e kanë bërë byrekun me petë të tëhollura prej tyre, tani në dyqanet mund të gjenden si pet të tëhollura ashtu dhe të bëra nga makina në fabrikë. Por ka dhe gra të cilat duan vetë të gatuajnë brumin dhe të bëjnë petë – sepse aroma dhe shija janë krejtësisht të tjera.

Nëpër qytezat e malit Stara pllanina – për shembull në rrethin e Tetevenit dhe të Trojanit, me nder janë byrekët me gjelbërim nga natyra e egër ose nga kopshti. Dhe më konkretisht: me qepë të njomë, me llapa me hudhra të egra e të tjera. Lluçniku për shembull përgatitet më shpesh me dy, ose me tre shtresa të gatuara me maja buke. Ato duhet të jenë të trasha dhe gjatë pjekjes të fryhen. Midis tyre vendoset një përzierje e shijshme prej qepës së kapardisur pak në vajë, piper i kuq, ara, rigon ose xhoxhën. Me rëndësi është që peta e poshtme të jetë më e madhe nga tava, që të mund të kapet shtresa e sipërme me anët përreth.

© Foto: arkiv

Banueset e këtyre krahinave e shkrijnë talentin e vet në bërjen e byrekëve me një gjellë të përgatitur për mbushje gjatë pranverës. Disa prej tyre janë të përshtatshme për kreshmët e Pashkëve. Qepa zakonisht është pjesë përbërëse kryesore e byrekëve me llapa dhe spinaq – iu jep një lëngështi dhe më shumë volum. Por ajo kavërdiset në vaj përpara tyre, sepse gjethet e tyre të gjelbra dhe të holla bëhen shumë shpejt. Ato nuk duhen skuqur më tepër se 2-3 minuta. Ato lahen paraprakisht dhe prehen në mënyre fare të imët. Ky tip mbushje ecin shumë mirë me devisillin e freskët dhe të sapo mbledhur nga kopshti. Kuptohet që mund të shfrytëzohet dhe e thatë.

© Foto: Veneta Pavllova

Mes gjelbrave më të preferuara pranverore janë supa ose pureja prej hithër tonizues pas dimrit të gjatë. Zakonisht ndaj tyre shtohen vezë dhe djathë i thërrmuar. Për disa “byreku me hithër” tingëllon në mënyrë ekstravagante, por ai ekziston – me hithër të zier paraprakisht, të kulluar, përsëri me vezë, djathë, vaj dhe pak kos. Një byrek i tillë mund të përgatitet dhe me hudhër të egër. I gjallë ajo është e përshtatshme për sallata të ndryshme më në veçanti në mbrëmje – për shkak të erës specifike të hudhrës. Mbi të shikohet si një mjet të fuqishëm popullor për shërimin e tensionit, të holesterolit dhe kundër infeksioneve bakteriale dhe virusale. Njerëzit e moshuar pohojnë se, hudhra e egër rritet vetëm në vende të pastra. Nganjëherë gjethet e saj mbulojnë fusha të tëra të mëdha, kurse byreku me të ka një shije shumë të këndshme dhe pak pikante. Gjellë prej hithër ose dhe me gjelbërimet e tjera të përmendura mund të përgatitet dhe gjatë vjeshtës dhe gjatë dimrit: hithra thahet, kurse llapaja mund të futet në ngrirje.

Me çfarë pije shkojnë byrekët e përmendur? Klasikja është dhallë, por mundësitë janë shumë më të gjera. Këta byrek janë të denja për meze dhe për verë të bardhë e të kuqe, dhe për raki nga krahina e Trojanit dhe të Tetevenit. Kuptohet, se në qoftë se dikur njerëzit kanë jetuar më të mbyllur dhe tradita ka qenë më e fortë, sot kulinarët tanë eksperimentojnë mjaftë. Kështu dalin byrekët me mish pule, me karota dhe lakër, me mish të grirë dhe kërpudha, me fruta të ndryshe dhe në këtë rast ato janë të ëmbla.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD