Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e pyllit 2012: ekonomitë pyjore për herë të parë me fitim

Foto: imagesfrombulgaria.com

Sivjet fushata Java e pyllit kalon nën shenjën e optimizmit. Rezultatet e para nga reforma e realizuar në mesin e vitit të kaluar në sektorin pyjor janë inkurajuese. Funksionet e kontrollit u transferuan nga Agjencia e pyjeve ndaj gjashtë ndërmarrjeve të mëdha shtetërore pyjore.

Në hapjen zyrtare të fushatës në qytetin Vraca, ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov nënvizoi: “Vetëm për 6 muaj, 6 ndërmarrjet e reja shtetërore të pyjeve, një nga të cilat është mikpritëse e ngjarjes së sotme kanë fitim për mbi 3,5 milionë leva dhe kjo ndodhet për herë të parë.” Ja dhe pak shifra të tjera. Të ardhurat nga lënda drusore janë në përmasë të rreth 90% nga të ardhurat e përgjithshme dhe shënojnë një vëllim prej 14% kundrejt vitit 2010. Mbi 10,5 milionë leva nga fondi “Investime në pyjet” do të investohen në ndërtimin e rrugëve pyjore gjatë vitit 2012. Gjatë vitit 2011 në territoret pyjore – pronë shtetërore, është realizuar pyllëzimi i një sipërfaqeje prej 1498 hektarë, që përbën 105,2% nga ajo e planifikuar për vitin.

Vendi ynë ruan pozita të qëndrueshme dhe në turizmin e gjuetisë. Ka shtim të të ardhurave në sektorin pavarësisht nga kriza ekonomike. Të ardhurat nga turizmi i organizuar i gjuetisë për vitin 2011 dalin në mbi 2 773 129 euro, që është me 30% më shumë në krahasim me vitin 2010. Gjuajtja në grup të një derri të egër është mes më të preferuarit. Një pjesë bazë nga të huajt, gjuetarë të kafshëve të mëdhenj, kanë qenë nga Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca. Ndaj kafshëve të vegjël preferenca kanë pasur dhe “kolegët” e tyre nga Italia, Greqia, Spanja dhe Franca. Bullgaria është një vend me tradita në këtë drejtim. Në pyjet tona është gjuajtur në të kaluarën rekordi botëror i trofeut prej kaproj, me vlerësim 273, 6 pikë. Nga kafshët e mëdhenj, përveç derrit të egër, llojet e preferuara janë kaproj, muflën, sorkadhja. Një sfidë për gjuetarët janë edhe arusha, dhe dhia e egër, të cilët janë lloje të mbrojtura dhe kapen nga disa ekzemplare në vit gjatë respektimit të procedurave, të parashikuara në Ligjin për larminë biologjike. Sa u përket kafshëve më të vegjël, një interes shkaktojnë shpendët e ndryshme.

Motoja e Javës të sivjetshme të pyllit është “Pylli për fëmijët”. Zgjedhja e kësaj motoje është një pjesë nga debati i zhvilluar në shoqëri lidhur me ndryshimet e parashikuara në Ligjin për pyllin, të cilat do të lehtësojnë ndërtimin e ski pajisjeve në pyjet shtetërore nëpër malet bullgare. Të mësuar nga shpërdorimet tanimë të realizuara në këtë fushë, mbrojtësit e natyrës frikësohen se, këto ndryshime hapin rrugë për një prerje pa hesap dhe dënim të pyjeve shekullore dhe legjitimitetin e teleferikëve tanimë të ndërtuar dhe të pistave mbi sipërfaqe jashtë atyre të lejuara zyrtarisht, shpesh në territoret e mbrojtura. “Pylli është për fëmijët tanë, të cilët maksimalisht shumë qëndrojnë përpara kompjuterëve dhe dalin shumë pak mes natyrës. Kurse për këtë qëllim duhet të ndërtohen rrugë të reja dhe ski-pista” – është argumenti i ministrit të bujqësisë Mirosllav Najdenov. Është e çuditshme që ministri nuk përmend qindra rrugicat ekologjike nëpër malet bullgare, të cilat u ndërtuan gjatë 10 vjetëve të fundit dhe të cilat janë në dispozicion të fëmijëve tanë. Dhe kjo u bë pikërisht me këmbënguljen dhe me bashkëpunimin aktiv të organizatave bullgare për mbrojtën e natyrës.

Beteja për pyllin bullgar, e cila zë një të tretën nga territori i shtetit, po vazhdon – nga njëra anë kundër grabitësve, nga ana tjetër – kundër interesave të dyshimta ekonomike, jo rrallë të maskuara pas kauzave bamirëse.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES

По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD