“Vëllazëri me secilin, pa parë besën dhe kombësinë”, këtë e shkruan Apostulli në letrën drejtuar bashkëmendimtarit të tij Ljuben Karavellov, i cili la në letërsi pamjet e paharruara të bullgarëve rilindësë. Evropa e bashkuar u mbështet pikërisht mbi këtë parim, të reklamuar me largpamësi dikur nga Vasil Levski. Ideja e shoqatës “Unë e dua Bullgarinë” është që rreth qytetit Svilengrad, aty ku ndërpriten kufijtë e Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë, të ndërtohet monumenti i Apostullit. Vetë figura e Levskit të jetë me një lartësi prej 101 metra, e vendosur mbi një fondament 32 metrash. Apostulli do të mbajë flamur, në bishtin e të cilit do të ketë ashensor dhe me ta vizituesit do të mund të ngjiten në një shesh të posaçëm. Që aty pamja e tyre do të arrijë larg,larg... Kompleksi përfshin po kështu dhe një sallë ekspozimi dhe zona për pushim. Toka për kompleksin memoria tanimë është dhuruar nga Bashkia e Svilengradit. Bashkia ka fituar projektin në kuadrin e Programit për zhvillimin e regjioneve fshatare, kështu me financimin e rajonet rreth monumentit, i cili është rreth 25 hektarë, do të mbillet dhe do të jetë gjithmonë i gjelbër. Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..