Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuvendi Popullor voton masa kundër dhunës policore

Foto: BGNES
Gjatë këtyre ditëve Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë ndryshime në ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ato përfshijnë masa kundër dhunës policore. Ky është një nga rekomandimet e Komisionit Evropian ndaj Bullgarisë për përparim në fushën e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm. Ndryshimet aplikojnë standardin “domosdoshmëri absolute” gjatë shfrytëzimit të armës, të forcës fizike dhe të mjeteve ndihmëse nga organet policore. Sipas fjalëve të zëvendësministrit të punëve të brendshme Veselin Vuçkov, ndryshimet në ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të hyjnë në fuqi deri më 1 korrik 2012, në qoftë se deputetët i miratojnë në afatin e duhur dhe në lexim të dytë, por arsimimi i policëve fillon që tani.

Në përshtatje me projektligjin e miratuar në lexim të parë, organet e sigurimit janë të detyruara tanimë gjatë aksioneve, në të cilat përdoret forcë fizike ose armë, të marrin të gjitha masat, që të mbrojnë dhe të ruajnë jetën e personave të arrestuar. Përveç kësaj parashikohet ndalimi i përdorimit të armëve për arrestim ose gjatë evitimit të ikjes së personit, i cili është duke kryer ose kryen një veprimtari pa dhunë, në qoftë se ky person nuk përbën frikësim për jetën dhe shëndetin e personave të tjerë. Një masë tjetër është detyrimi i një ndërprerjeje të menjëhershme të përdorimit të armës pas arritjes së qëllimit të saj të ligjshëm. Aplikohet dhe e drejta për planifikim paraprak të aksioneve policore dhe kontrollimin e tyre në ecurinë e kryerjes, me qëllim minimum rrezik për jetën dhe shëndetin njerëzor.

Veselin Vuçkov
“Përdorimi i dhunës duhet të jetë në dozë, kurse ligji tani veprues për Ministrinë e Punëve të Brendshme mbidozon mundësinë për përdorim të armës dhe të forcës fizike”, komenton përpara mikrofonit të Radio Bullgarisë zëvendësministri i punëve të brendshme Veselin Vuçkov. Ai saktësoi se, ndryshimet në ligj do të prekin vetëm një pjesë nga nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Sipas definicionit të Evrostatit për nëpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka 28 dhe 31 mijë veta. Këtu përfshihen kriminalistët, me fjalë të tjera punonjësit operativë civilë, po kështu grupi policor me uniforma, hetuesit paraprak. Jashtë tyre ka dhe një përbërje shumë të gjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që bie po kështu në këtë definicion. Këta janë nëpunësit e Policisë kufitare. Si një kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian, Bullgaria ka nevojë nga një polici shumë të fortë kufitare, në ndryshim nga disa shtete të tjera në Bashkimin Evropian. Kufitarët po kështu janë nëpunës policorë sipas ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me ta numri i nëpunësve të MPB të cilët kanë nevojë nga përdorimi i armës, mjeteve ndihmëse dhe forcës fizike dhe për shkak të kësaj janë të prekur nga ndryshimet e votuara, është mbi 34 mijë veta.”

Veselin Vuçkovi bindi se, ndryshimet në Ligjin për MPB nuk do t’i shtyjnë policët të fillojnë të frikësohen nga përdorimi i armës. Ai është i mendimit se pikërisht në këtë është gjetur bilanci i saktë: “Nga njëra anë të mos t’u pengojmë policëve të përdorin forcë, kur nevojitet. Nga ana tjetër të ruhet funksioni i tyre policor”, sqaroi zëvendësministri i brendshëm. Merita për bilancin e arritur nuk është vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por dhe e grupit të përbashkët të punës, me pjesëmarrjen dhe të prokurorisë, të avokatit të popullit, sektorit joqeveritare dhe juristëve nga Drejtoria e përgjithshme “Policia publike”.

Sipas deputetit nga partia GERB dhe anëtar i Komisionit mbi sigurinë e brendshme dhe të rendit publik në Kuvendin Popullor, Krasimir Cipov masat e miratuara kundër dhunës policore mbi standardin “domosdoshmëri absolute” për përdorim të armës, kënaq
Krasimir Cipov
kërkesat dhe të strukturave shtetërore dhe civile. “Është shumë e rëndësishme të shënohet se, pikërisht ndryshimet sa i përket aplikimit të këtij standardi qenë të përkrahur pa kushte nga sektori i organizatave joqeveritare. Dhe pikërisht nga organizatat të cilat gjatë viteve të fundit kanë qenë shumë kritike ndaj punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pikërisht kjo duhet të vlerësohet si një arritje e këtij projektligji. Por kuptohet ne duhet po kështu të japim kontributin tonë si Parlament për pranimin sa më të shpejt dhe hyrjen në fuqi.”

Ndryshimet në Ligjin e MPB të cilat do të duhet të votohen në lexim të dytë në Kuvendin Popullor, parashikojnë akoma Drejtoria e Përgjithshme “Polici kombëtare” të bashkojë hallkat për kriminalitetin dhe krimin e organizuar. Sipas projektit të qeverisë, bashkimi është i domosdoshëm që të përfundojë reforma strukturore në ministrinë dhe kështu të arrihet një koordinim më i mirë në nivel drejtori kryesore, më në veçanti me policinë për mbrojtje dhe kriminele.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD