Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti kërkon investitor për bllokun e shtatë të Centralit “Kozloduj”

Foto: Tanja Harizanova
Qeveria bullgare i dha dritë të gjelbër ndërtimit të bllokut të shtatë të Centralit Elektrik Atomik Kozloduj”. Ndërtimi i tij do të bëhet mbi një parim të ekonomisë së tregut, kurse kabineti po fillon të kërkojë investues. Këtë e tha zëvendëskryeministri Simeon Djankov përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

“Një vendim i tillë duhet të merret, përpara se të fillojë ndonjë farë projekti investues – saktëson Simeon Djankov. – Me rëndësi është të ketë tekst, në të cilin të thuhet se, projekti i ri për bllokun e shtatë të Centralit “Kozloduj” do të bëhet mbi një parim tregu, me fjalë të tjera shteti nuk do të japë as garanci shtetërore, as që do të marrë hua shtetërore nga buxheti. Për ne është me rëndësi të dihet se, ky reaktor do të ndërtohet si projekt tregu.”

Për ndërtimin e bllokut të shtatë do të përgatitet një hartë rrugore e projektit, “kështu që çdo një veprim të jetë në vendin e vet, që të mos të harxhojmë 2 miliardë leva para kot, siç u bë me projektin për Centralin “Belene” dhe atëherë të mendojmë se çfarë të bëjmë”, deklaroi ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit, z. Deljan Dobrev. Akoma nga vetë fillimi do të krijohet një kompani projektuese për kapacitetin e ardhshëm bërthamor.” Gjatë krijimit të një kompanie të tillë mund të ketë hua, por jo dhe mbi buxhetin shtetëror, sepse qeveria do që të jetë e qartë që tani se, mbi taksat e njerëzve nuk do të ketë pesha nga një projekt i tillë”, komenton vendimin e kabinetit zëvendëskryeministri Simeon Djankov.

Do të rikujtojmë se, përpara dy javëve Bullgaria përfundimisht hoqi dorë nga ndërtimi i Centralit të dytë bërthamor “Belene”, ku në vendin e sheshit do të ndërtohet një centralë për gaz. Reaktori i porositur rus do të instalohet në centralin e parë në qytetin Kozloduj si i shtati. Për të Bullgaria tanimë ka paguar një pjesë nga shuma e lidhur në marrëveshje me kompaninë ruse “Atomstrojeksport”, ku në bazë të llogarive të ekspertëve bullgarë mbetet të paguhen akoma 140 milionë euro. Reaktori duhet të jetë gati gjatë muajit tetor të këtij viti. Derisa të përgatiten të gjitha procedurat, lidhur me instalimin e tij, ai do të mbetet rreth 5-6 vjet “i konservuar”. Sipas ekspertëve në degë, kapaciteti i ri bërthamor mund të fillojë të punojë në mënyrë efektive më herët pas nëntë vjetëve.

Ndërtimi i reaktorit të ri në centralin tonë të parë atomik është përkrahur dhe nga presidenti bullgar Rosen Plevneliev, i cili deklaroi se, “kjo do të mbështesë në mënyrë strategjike sheshin më të rëndësishëm bërthamor të Bullgarisë – Centrali “Kozloduj”. Me këtë vendim Bullgaria përforcon perspektivat e veta bërthamore, sepse aty kemi një infrastrukturë ekzistuese të kalohen kapacitete të reja.”

Ndërkohë furnizuesit rus të pajisjeve për “Belene” filluan të bëjnë llogari për humbjet e veta nga projekti i ndërprerë, u bë e qartë nga publikimet në mediat ruse. Sipas vlerësimeve të ekspertëve rusë, shumat i tejkalojnë 50 milionë euro. Sepse Bullgaria propozon të blejë vetëm reaktorin e prodhuar, derisa pjesa tjetër nga pajisja do të duhet të transferohet drejt centralëve të tjera atomike. Në fakt, kjo nuk është problem për prodhuesit rusë, të cilët tanimë kanë përvojë në ndryshimin e projekteve. Sepse akoma gjatë vitit 1990, kur Bullgaria hoqi dorë të ndërtojë centralin e dytë atomik, reaktori i porositur atëherë ishte blerë nga kompania ruse dhe ishte instaluar në Centralin elektrik atomik të Kaliningradit. Ministri Simeon Djankov komentoi, se llogaritë për shumat, të cilat pala bullgare dhe ruse i kanë për të dhënë njëra-tjetrës për Centralin “Belene”, sepse dhe rusët i kanë për t’i dhënë para kompanisë bullgare për projektin, akoma po llogariten.

Pavarësisht se ideja e qeverisë të ndërtojë bllokun e shtatë në “Kozlloduj” komentohet kohët e fundit në hapësirën publike, kandidatë për investuese në projektin e ri bërthamor tanimë nuk ka. Interes ndaj kapacitetit të ri bërthamor kanë treguar kompanitë energjetike amerikane, spanjolle, finlandeze, franceze dhe belge.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD