Mbase shumë pak janë koleksionet e muzeve në botë, ku janë të rregulluara vezët e Pashkëve. Një ekspozitë e këtillë gjendet në Muzeun Historik të Velingradit – një vendbanim malor në jugperëndim të Bullgarisë, ku praktika e dikurshme e dekorimit të vezëve ringjallet çdo vit për festën e Pashkëve. Sot bullgarët përdorin lloj-lloj mënyrash për të dekoruar vezët, por mjeshtëria e vërtetë janë vezët e punuara me dyllë të shkrirë. Në Bullgari ky zanat ushtrohet kryesisht në qytetin e Velingradit dhe në rrethinat e qytetit të Ihtimanit, i cili ndodhet afër Sofjes.

Praktika e dekorimit të vezëve me dyllë ka qenë e përhapur në shumë vende të Kontinentit të Vjetër. Në Evropën Qendrore e spërkasnin dyllin e nxehtë me anë të majës së karficës. Pasi lyhej veza, lëvozhgës i dilnin vijat e dyllit. Në Evropën Lindore këto vija ishin tepër të holla, sepse dylli lëshohej nga një mjet i posaçëm në trajtë koni.
“Dikur është përdorur monedha e argjendtë e palosur, rrëfen etnografi Gergi Kumanov, i cili është përgjegjës në Muzeun Historik të Velingradit. – Gjatë shekullit të XX-të filluan të ndërhynin llamarinat e bakrit, ndërsa në fund të shekullit të kaluar u nxorën penat që punojnë me elektricitet. Këto të fundit janë të përhapura mes bashkësisë hungareze në Amerikë. Pavarësisht nga kjo, në Bullgari gjithashtu u prodhua pena elektrike që shërben për dekorimin e vezëve me dyllë.”

Piktorja nga qyteti i Velingradit, Daniella Copanova, sqaron se në vendbanimin e saj veza tradicionale është e lyer me ngjyrën e kuqe dhe e punuar me atë të bardhë. Vijat e drejta që i dalin vezës duhet të mbulojnë gjithë lëvozhgën. Zakonisht ato paraqiten në formë të ornamenteve florale dhe gjeometrike. Gjatë punimit të vezës ajo ndahet në katër, gjashtë a tetë pjesë të drejta, dhe çdo prej tyre dekorohet me gjethe, gonxhe, degë peme dhe lule. Edhe pse Pashkët janë festë pranverore simbolet e vezëve kanë të bëjnë me stinën e çeljes.

Si dekorohet veza me dyllë?
Së pari, figurat vizatohen në të gjitha anët e lëvozhgës me dyllë të shkrirë dhe pastaj veza hidhet në bojë. Atje ku ka pikuar dylli, veza nuk merr ngjyrë. Nëse doni dekorimi i vezës të jetë ngjyra-ngjyra, atëherë hidheni atë në bojën me ngjyrë të çelur. Pastaj vizatojeni përsëri me dyllë dhe në fund lyejeni me ngjyrë të errët.
Në qytetin e Velingradit vezët e thurura me dyllë i kanë vijat shumë të holla dhe të drejta. Vendasit e hedhin dyllin në bojëra. Me këtë përzierje mbushet pena e nxehur në zjarr.

Në të kaluarën vezët ngjyroheshin me ekstrakte bimësh dhe arrash. Për t’u bërë boja e verdhë, ziheshin fletët e qepës, arrat ose cipa e mollës. Bojë portokalli kishin vezët e lyera me ujë të nxehur me cërmëdell. Gjethe hithre përdoreshin për bojën jeshile, ndërsa lëvorja e lisit ose rigoni – për të kuqen. Ngjyrë vjollce lëshonte panxhari i kuq, i zier në ujë.

Në qytetin perëndimor të Bullgarisë, Ihtiman, praktika e dekorimit të vezëve me dyllë ndryshon nga ajo në qytetin e Velingradit. Lëvozhga e vezës nuk lyhet. Mbi të me anë të bojërave të përziera me dyllë vendosen elementet dekorative. Vijat ngjyra-ngjyra përshkruhen me dyllë të nxirë nga tymi që të dallohen ato në sfondin e bardhë të vezës.

Sot vezët e dekoruara me dyllë kanë dalë në shitje. Tashmë në Velingrad punon një fabrikë, ku vezës i hiqet lëngu. Kështu kokrrat e lyera i rezistojnë kohës dhe çdo vit mund të përdoren si stoli për shtëpinë në festën e Pashkëve. Tashmë vërehet tendenca që të lyhen vezët e rosës dhe ato të gjeldetit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Maria Dimitrova
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila..