Në vitin 2007 disa entuziastë të rinj, të bashkuar nga miqësia dhe dashuria e tyre ndaj shpellave, themeluan Klubin e speleologëve “Nën skaj”. Ky është një prej klubeve më të reja dhe me më shumë anëtarë të rinj – të moshës nga 19 deri në 36 vjeç nga rajoni i qytetit piktoresk Svoge në malin Stara Pllanina.
“Ndoshta më e rëndësishmja në këto rrethe dhe në këtë lloj veprimtarie është miqësia – na shpjegon Cvetan Kosturkov, kryetari i klubit. – Në fakt gjithçka filloi me shaka. Ne ishin fëmijë dhe si të gjithë të tjerët në moshën tonë na ishin interesante pylli, mali, shkëmbinjtë, shpellat. Kështu dalëngadalë filluam të lexojmë, të interesohemi dhe të merremi me speleologji, e cila është një hibrid interesant midis sportit dhe shkencës.”
Kushti i vetëm për t’u gjendur në botën nëntokësore, të kalosh përmes vrimash të ngushta dhe të zbulosh vende të panjohura është dëshira për aventurizëm. Aventurizëm do të thotë dëshirë për t’u shkuar diku, ku nuk e di se çfarë të pret”, na shpjegon speleologu i ri. Mirëpo ai është kategorik se speleologjia nuk është e parrezikshme. Cvetan dhe miqtë e tij përpiqen të ndajnë entuziazmin dhe kënaqësinë e tyre nga zbulimi i botës nëntokësore me brezin e ri. Që të dëbojnë mërzitjen ndër fëmijët dhe adoleshentët, që të provokojnë interesin e tyre ndaj natyrës, ata vizitojnë shkollat në rajonin e Grykës së Iskërit, ku paraqesin një ekspozitë lëvizëse, organizojnë biseda dhe projektime filmash. Mirëpo Cvetan nuk fsheh se iniciativa e tyre është një sfidë e vërtetë, e cila nganjëherë ndeshet me indiferencën e madhe të brezit të ri.
“Sa më shumë kjo fushatë fiton popullaritet, kaq më shumë entuziazmohemi – thotë ai. – Jemi të qartë se speleologjia nuk mund të bëhet një sport regjional, por pa dyshim gjatë disa prezantimeve të fundit kishte një interes më të madh, sesa në fillim. Përveç kësaj kemi një përkrahje të madhe nga ana e disa mësuesve bullgarë nga disa shkolla të ndryshme.”
“Ne punojnë në rajonin e Grykës së Iksërit, sepse jemi afër tij – na shpjegon Cvetan. – Gjendemi afër vetë shpellave, por në të njëjtën kohë marrim pjesë dhe në shumë ekspedita ndërkombëtare. Tani për tani këto janë destinacionet më të afërta – në Ballkan, Ukrainë etj. Kemi dëshirë për t’u udhëtuar, kurse shpellat, nga ana tjetër, janë një model jotradicional udhëtimi. Te ne ka mjaftë vende të bukura, të cilat nuk mund të vizitohen nga turisti i zakonshëm dhe kjo i bën edhe më tërheqëse. Të hysh në një shpellë, ku nuk ka shkelur këmba e njeriut, të shohësh pamje, të cilat nuk i ka parë askush tjetër – kjo është e jashtëzakonshme. Personalisht për mua kjo është adrenalina më e lartë, kjo është një ndjenjë që është vështirë të shprehet.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Klubi “Nën skaj”
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..