Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klubi i speleologëve “Nën skaj” – entuziastë të rinj, të bashkuar nga miqësia dhe dashuria ndaj speleologjisë

Foto: Архив

Në vitin 2007 disa entuziastë të rinj, të bashkuar nga miqësia dhe dashuria e tyre ndaj shpellave, themeluan Klubin e speleologëve “Nën skaj”. Ky është një prej klubeve më të reja dhe me më shumë anëtarë të rinj – të moshës nga 19 deri në 36 vjeç nga rajoni i qytetit piktoresk Svoge në malin Stara Pllanina.

“Ndoshta më e rëndësishmja në këto rrethe dhe në këtë lloj veprimtarie është Cvetan Kosturkovmiqësia – na shpjegon Cvetan Kosturkov, kryetari i klubit. – Në fakt gjithçka filloi me shaka. Ne ishin fëmijë dhe si të gjithë të tjerët në moshën tonë na ishin interesante pylli, mali, shkëmbinjtë, shpellat. Kështu dalëngadalë filluam të lexojmë, të interesohemi dhe të merremi me speleologji, e cila është një hibrid interesant midis sportit dhe shkencës.”

Kushti i vetëm për t’u gjendur në botën nëntokësore, të kalosh përmes vrimash të ngushta dhe të zbulosh vende të panjohura është dëshira për aventurizëm. Aventurizëm do të thotë dëshirë për t’u shkuar diku, ku nuk e di se çfarë të pret”, na shpjegon speleologu i ri. Mirëpo ai është kategorik se speleologjia nuk është e parrezikshme. Cvetan dhe miqtë e tij përpiqen të ndajnë entuziazmin dhe kënaqësinë e tyre nga zbulimi i botës nëntokësore me brezin e ri. Që të dëbojnë mërzitjen ndër fëmijët dhe adoleshentët, që të provokojnë interesin e tyre ndaj natyrës, ata vizitojnë shkollat në rajonin e Grykës së Iskërit, ku paraqesin një ekspozitë lëvizëse, organizojnë biseda dhe projektime filmash. Mirëpo Cvetan nuk fsheh se iniciativa e tyre është një sfidë e vërtetë, e cila nganjëherë ndeshet me indiferencën e madhe të brezit të ri.

“Sa më shumë kjo fushatë fiton popullaritet, kaq më shumë entuziazmohemi – thotë ai. – Jemi të qartë se speleologjia nuk mund të bëhet një sport regjional, por pa dyshim gjatë disa prezantimeve të fundit kishte një interes më të madh, sesa në fillim. Përveç kësaj kemi një përkrahje të madhe nga ana e disa mësuesve bullgarë nga disa shkolla të ndryshme.”

Anëtarët e Klubit “Nën skaj” organizojnë fushata për pastrimin e maleve.

“Ne punojnë në rajonin e Grykës së Iksërit, sepse jemi afër tij – na shpjegon Cvetan. – Gjendemi afër vetë shpellave, por në të njëjtën kohë marrim pjesë dhe në shumë ekspedita ndërkombëtare. Tani për tani këto janë destinacionet më të afërta – në Ballkan, Ukrainë etj. Kemi dëshirë për t’u udhëtuar, kurse shpellat, nga ana tjetër, janë një model jotradicional udhëtimi. Te ne ka mjaftë vende të bukura, të cilat nuk mund të vizitohen nga turisti i zakonshëm dhe kjo i bën edhe më tërheqëse. Të hysh në një shpellë, ku nuk ka shkelur këmba e njeriut, të shohësh pamje, të cilat nuk i ka parë askush tjetër – kjo është e jashtëzakonshme. Personalisht për mua kjo është adrenalina më e lartë, kjo është një ndjenjë që është vështirë të shprehet.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga Klubi “Nën skaj”

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD