Deri më 3 qershor Pallati Kombëtar i Kulturës përsëri është kthyer në shtëpi të fjalës përmes “Panairit pranveror të librit”. Mbi 80 janë ekspozuesit në të.
Mes miqve të huaj të ngjarjes është dhe njëri prej autorëve më të lexuar tani në Bullgari – shkrimtari argjentinas dhe psikoterapeut Horhe Bukaj, i cili për vit të tretë të radhës viziton vendin tonë – një precedent i vërtetë për një shkrimtar kaq të njohur dhe të suksesshëm modern. Gjatë kohës së qëndrimit të vet te ne Horhe Bukaj paraqiti librin e tij më të ri – “Rruga e lotëve”. Vida Ognenoviç – një shkrimtare serbe, dramaturge, regjisore dhe një nga emrat më të autoritetshme mes disidentëve në Serbi nga koha e Sllobodan Millosheviçit, po kështu është mes të ftuarve. Ajo është themeluese e Partisë Demokratike dhe zëvendëskryetare e saj e tanishme, kurse në këtë moment është ambasadore e Republikës Serbe në Danimarkë. Në Sofje ajo paraqiti romanin e saj “Dashnorë”. Një takim me lexuesit kishte dhe gazetarja ruse Natalija Gevorkjan, e cila prej viteve jeton dhe punon në Paris për shkak të mospajtimit të vet me autoritetet në atdhe. Te ne ajo paraqiti botimin “Hodorkovski. Një libër Autobiografik”, ku është bashkautor me një oligark rus. Pas vizitës së vjetshme dhe tani pjesëmarrës në ngjarje është Fërgëll Tobin, president i Federatës të botuesve evropianë. Siç rikujtojnë organizatorët nga Asociacioni “Libri Bullgar”, gjatë vitit të kaluar ai ka shprehur përkujdes përpara Federatës të botuesve evropian për nivelin e analfabetizmit në Bullgari dhe ka rekomanduar të merren masa për evitimin e krizës në botimin e librave. Mbase në lidhje me këtë në programin e tij sivjet janë përfshirë takim me zëvendësministrin e arsimit zonja Milena Damjanova mbi temën për inkurajimin e leximit si mënyrë për evitimin e analfabetizmit mes nxënësve, pjesëmarrje në seminarin ndërkombëtar Arrow Plus dhe leksion përpara studentëve nga Fakulteti i gazetarisë.
Më 30 maj është premiera e botimit të parë në gjuhën bullgare të revistës letrare me famë botërore “Granta”, e krijuar gjatë vitit 1889 nga student në Kembrixh. Në botimin bullgar do të ketë 60% përkthime nga revista origjinale dhe 40% letërsi moderne bullgare. “Shpresojmë që e gjithë kjo t’i japë shtysë të re zhvillimit në kontekstin modern letrar në Bullgari, duke siguruar mundësi autorëve bullgar të dalin në tregjet e huaja, kurse letërsia bullgare më në fund të zërë vend në hartën botërore letrare” – sqarojnë nga ekipi.

© Foto: BGNES
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..