Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shirat e rrëmbyeshëm prekën frutat dhe perimet e hershme

Prodhuesit e qershive pësuan humbje të mëdha.
Foto: BGNES
Në fillim të pranverës bujqit i luteshin Zotit për shira, që të ketë bereqet të madh. Lutjet e tyre u dëgjuan, por natyra sikur e teproi me shirat, të cilët nuk ndaluan gjatë tërë muajit maj dhe kështu deri më sot. Tani lutjet janë për diell, që të thahet toka e ujitur.

Më shumë dëme pësuan pemëtarët. Korrjet ishin të mira, por për shkak të shirave të rrëmbyeshëm frutat janë me më shumë ujë, janë të mëdha, por më të pashijshme. Shumë prej tyre u kalbën, kurse prodhuesit u detyruan t’i përdorin luleshtrydhet dhe qershitë, të cilat nuk u shitën, për prodhim rakie. Pra, sivjet do të kemi sasi të mëdha prej kësaj pijeje, me aromën e këndshme të luleshtrydhes dhe qershisë, por ajo është më e lirë, në krahasim me çmimet e frutave të freskëta dhe humbjet për prodhuesit janë të mëdha. Për fat të keq ata nuk mund të shpresojnë te kompensimet e shtetit. Ato paguhen vetëm në rast fatkeqësish natyrore, të cilat i kanë asgjësuar krejtësisht korrjet.

Për shkak të ftohtave të mëdha gjatë dimrit dhe korrjeve më të vogla prodhuesit shpresonin se do t’i shitnin produktet me çmime më të leverdishme, kështu qe të mund t’i kompensojnë humbjet. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, madje për shkak të përmbajtjes më të madhe të ujit në fruta, ata u detyruan t’ua sheshin tregtarëve më lirë. Në “Parajsën e qershive”, rrethin e Kjustendilit, fermerët ankohen se një kilogram prej prodhimit të tyre kushton më lirë, sesa një gotë kafe. Dëshpërimi i prodhuesve të qershive është i madh. Kjo vitikulturë sapo kishte filluar të ringjallej te ne pas aderimit të Bullgarisë në BE dhe marrjes së subvencionimeve të para për këtë sektor. Që nga fillimi i vitit 2008 si sipërfaqet e mbjella me qershi, ashtu dhe korrjet e tyre ishin dyfishuar pothuaj dy herë. Gjatë vitit 2011 u mbollën 30 mijë tonë qershi.

Humbje pësuan edhe prodhuesit e kajsive. Në rajonin kryesor të rritjes së kajsisë, Silistra, të ftohtat e mëdha asgjësuan rreth 80 për qind të kajsive të hershme.

Sipas Hristo Cvetanovit, kryetar i Asociacionit të prodhuesve bujqësorë në Bullgari, dimri i ftohtë dhe shirat e mëdhenj do të kenë efekt negativ edhe mbi rrushin. Për dallim nga viti i kaluar, kur korrjet e rrushit ishin ndër më të mirat që nga fillimi i shekullit të ri, sivjet ato do të jenë larg treguesve të shkëlqyeshëm të vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh të gjitha këto vështirësi, të shkaktuara nga klima, vendi i frutave dhe perimeve të hershme në tregun bullgar së shpejti do të zihet nga frutat dhe perimet e importuara nga rajone me kushte më të favorshme klimatike. Kjo tashmë ndodhi me luleshtrydhet dhe qershitë e para. Në qoftë se shirat vazhdojnë, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me domatet, specat, trangujt dhe kungulleshkat e shijshme bullgare. Por le të shpresojmë se dielli i qershorit së shpejti do t’i dëbojë të gjitha retë në qiell dhe shirat do të pushojnë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD