Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në rrugën e përsosurisë” – me muzikën e fizarmonicistit Petër Rallçev

Foto: arkiv
Petër Rallçev është një muzikant i jashtëzakonshëm bullgar, i regjistruar në enciklopedinë “Historia e fizarmonikës” (Franca 1991).

Pa dyshim adhuruesit e muzikës popullore do të mbajnë mend koncertin “Në rrugën e përsosurisë” në Radion Kombëtare Bullgare. Solisti i Orkestrës për muzikë popullore ishte Petër Rallçev, kurse dirigjenti – Dimitër Hristov. “Për mua ishte një nder dhe kënaqësi e madhe për të qenë në një skenë me orkestrën e radios. Shpresoj se ky ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm si për mua, ashtu dhe për kolegët dhe dëgjuesit” – tha muzikanti në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Petër Rallçev jep shumë koncerte kudo në botë: Norvegji, Belgjikë, Francë, Spanjë, Kanada... Ai është prej këtyre muzikantëve, të cilët ndiejnë kënaqësi të madhe për ta paraqitur muzikën e vet para kolegëve të rinj. “Gëzohem se e pëlqejnë – deklaron Petër Rallçev. – Është mirë po të mësohesh nga të tjerët, por duhet të kesh një stil të vet. Unë jam mësuar nga Ibro Llollov dhe nga Trajço Sinapovi, nga muzikantët e Trakisë, të cilët nuk janë vetëm fizarmonicistë. Muzikanti zhvillohet gjatë tërë jetës.” Petër Rallçevi është shumë i mirë si në interpretimin e muzikës popullore, ashtu dhe në atë klasike dhe të xhazit. “Kudo është interesante, duhet të ndiejmë se krijojmë një muzikë cilësore” – thotë vetë muzikanti.

Po të doni të dëgjoni disa prej interpretimeve të Petër Rallçevit, klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD