Në vitin 1979, në ekranet bullgare u shfaq filmi televiziv për fëmijë me shtatë seri "Filjo dhe Makenzen" nga regjisorët Dimitër Petrov dhe Vlladislav Ikonomov, bazuar në një skenar nga Svoboda Bëçvarova.

Aventurat e dy djemve nga një qytet i vogël provincial gjatë pushimeve verore të vitit 1944 dhe paraqitja e ngjarjeve dramatike historike me sensin e humorit të paimitueshëm të autorëve u pëlqyen menjëherë. Në dekadat pasuese, seriali ishte një nga të preferuarat e brezave të tërë të fëmijëve bullgarë, dhe muzika për të, e krijuar nga Aleksandër Brëzicov, u bë një hit i vërtetë.

Kompozitori lindi rreth një vit para ngjarjeve të serialit – në pranverën e vitit 1943. Ai është trashëgimtar i një familjeje të shquar bullgare nga Maqedonia, nip i publicistit dhe përkthyesit Dimitër Brëzicov dhe bir i gazetarit dhe shkrimtarit të famshëm Hristo Brëzicov. Talenti i tij muzikor i detyrohet nënës së tij – Katja Spiridonova, një nga yjet më të ndritura të operës bullgare të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Djali i saj, Aleksandri, filloi të luante piano në moshën pesë vjeç, si nxënës ishte pjesë e ansambleve amatore. Edhe pse ishte shumë i interesuar për muzikën klasike dhe xhazin dhe studioi privatisht me dirigjentin, kompozitorin dhe pianistin e njohur Emill Georgiev, ai u diplomua në Akademinë e Arteve me një diplomë në grafikë të aplikuar. Megjithatë, para se të diplomohej, në moshën 20 vjeç, Aleksandër Brëzicov filloi të kompozonte muzikë. Ai e afirmoi veten si një autor muzike filmash, duke kontribuar në mbi 100 prodhime artistike, të animuara dhe televizive. Në fillim të viteve 1970, Aleksandër Brëzicov iu drejtua edhe zhanreve popullore instrumentale dhe vokale. Kompozitori punoi me yjet: Lili Ivanova, Jordanka Hristova, Margarita Hranova, Katja Filipova, Orlin Goranov, Neli Rangellova, Kamelia Todorova, Vasill Petrov.
Ai krijoi mbi 150 këngë, pjesë orkestrale dhe muzikë për shfaqje teatrale. Njihet gjithashtu si një nga autorët kryesorë të aranzhimeve në muzikën bullgare pop të viteve 1970 dhe 1980.

Në shikim të parë, tema kryesore e thjeshtë, por jashtëzakonisht tërheqëse dhe e paharrueshme e Aleksandër Brëzicov në serialin "Filjo dhe Makenzen" bëhet shembull i një miniature vokale popullore me tekstin prekës të poetit të jashtëzakonshëm Bogomill Gudev (1935 - 1993), i cili sigurisht ka kujtime të fëmijërisë nga viti 1944 - koha e filmit.
Imagjinata e poetit e shndërron melodinë e Brëzicovit në një kujtim të një rrugice të vogël ku vrapojnë çapkënë të zbathur, rrokullisen topa leckash dhe herë pas here dikush madje godet dritaren e dikujt... Një fëmijëri e tillë nuk ka ekzistuar ndoshta për më shumë se gjysmë shekulli. Në fund të këngës për të rriturit, "yjet tashmë po shkëlqejnë nga larg me një zjarr të ftohtë".
Melodia e thjeshtë dhe shumë tërheqëse dhe teksti unik, i përpunuar me delikatesë nga autori i aranzhimit (kompozitori i njohur Stefan Dimitrov), bëhen edhe më emocionuese me zërin e interpretuesit - Orlin Goranov.
Kënga "Kohë Zbathur" është gjithashtu e njohur në interpretim të Bogdana Karadoçevës, por zëri mashkullor i përshtatet më mirë historisë së burimit origjinal - filmit për Filjonin dhe Makenzenin. Dhe timbri i bukur, i pasur, i butë, i sinqertë, emocional dhe prekës i Orlin Goranovit e kthen këngën modeste dhe të thjeshtë në diçka më shumë sesa një shembull i kulturës muzikore bullgare. "Kohë Zbathur" është një kujtim i fëmijërisë, e cila është me zemër të pastër dhe nuk njeh të keqe, një kujtim i pafajësisë sonë të humbur...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një..
