Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut bullgar: “Fondacijata”, “Signall”, B.T.R. dhe “Tangra”. Mysafir i veçantë i ngjarjes do të jetë këngëtari i fundit nga grupi legjendar “Shturcite” (Gjinkallat) – Valldi Totev, dhe të gjithë së bashku do të festojnë me muzikë ditëlindjen e Kirill Mariçkov. Edhe pse prej një viti ai nuk është më mes nesh, figura dhe veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë muzikantët e rokut bullgar.

Këngëtari i grupit B.T.R., Nasko Penev, thotë:

“Ditëlindja e Kirill Mariçkov u shndërrua, dhe shpresojmë të mbetet kështu, në një festë të rokut bullgar. Nuk ka muzikant që të mos jetë ndikuar, në një mënyrë apo tjetër, nga grupi “Shturcite” apo nga vetë Kirill Mariçkov – një njeri bujar, një kompozitor i jashtëzakonshëm…”

Prandaj, një vit më parë “Fondacijata” mori nismën për të nderuar historinë e pasur dhe kontributin kulturor të muzikantëve bullgarë të rokut pikërisht më 30 tetor, në kujtim të të paharrueshmit Kirill Mariçkov.

Siç thonë organizatorët – Dita e Rokut Bullgar do të jetë shumë më tepër se një koncert! Ngjarja e 30 tetorit do të shndërrohet në një festë të vërtetë të shpirtit të lirë dhe të rokut – muzikës që nuk plaket kurrë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Фондацията - The Fondation, BТАAdhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një..