Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Foto: BNT - arkiv

Në vitin 1979, në ekranet bullgare u shfaq filmi televiziv për fëmijë me shtatë seri "Filjo dhe Makenzen" nga regjisorët Dimitër Petrov dhe Vlladislav Ikonomov, bazuar në një skenar nga Svoboda Bëçvarova.

Svoboda Bëçvarova

Aventurat e dy djemve nga një qytet i vogël provincial gjatë pushimeve verore të vitit 1944 dhe paraqitja e ngjarjeve dramatike historike me sensin e humorit të paimitueshëm të autorëve u pëlqyen menjëherë. Në dekadat pasuese, seriali ishte një nga të preferuarat e brezave të tërë të fëmijëve bullgarë, dhe muzika për të, e krijuar nga Aleksandër Brëzicov, u bë një hit i vërtetë.

Një kuadër nga filmi 'Filjo dhe Makenzen'

Kompozitori lindi rreth një vit para ngjarjeve të serialit – në pranverën e vitit 1943. Ai është trashëgimtar i një familjeje të shquar bullgare nga Maqedonia, nip i publicistit dhe përkthyesit Dimitër Brëzicov dhe bir i gazetarit dhe shkrimtarit të famshëm Hristo Brëzicov. Talenti i tij muzikor i detyrohet nënës së tij – Katja Spiridonova, një nga yjet më të ndritura të operës bullgare të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Djali i saj, Aleksandri, filloi të luante piano në moshën pesë vjeç, si nxënës ishte pjesë e ansambleve amatore. Edhe pse ishte shumë i interesuar për muzikën klasike dhe xhazin dhe studioi privatisht me dirigjentin, kompozitorin dhe pianistin e njohur Emill Georgiev, ai u diplomua në Akademinë e Arteve me një diplomë në grafikë të aplikuar. Megjithatë, para se të diplomohej, në moshën 20 vjeç, Aleksandër Brëzicov filloi të kompozonte muzikë. Ai e afirmoi veten si një autor muzike filmash, duke kontribuar në mbi 100 prodhime artistike, të animuara dhe televizive. Në fillim të viteve 1970, Aleksandër Brëzicov iu drejtua edhe zhanreve popullore instrumentale dhe vokale. Kompozitori punoi me yjet: Lili IvanovaJordanka Hristova, Margarita Hranova,  Katja Filipova, Orlin Goranov, Neli Rangellova,  Kamelia Todorova,  Vasill Petrov.

Ai krijoi mbi 150 këngë, pjesë orkestrale dhe muzikë për shfaqje teatrale. Njihet gjithashtu si një nga autorët kryesorë të aranzhimeve në muzikën bullgare pop të viteve 1970 dhe 1980.

Aleksandër Brëzicov

Në shikim të parë, tema kryesore e thjeshtë, por jashtëzakonisht tërheqëse dhe e paharrueshme e Aleksandër Brëzicov në serialin "Filjo dhe Makenzen" bëhet shembull i një miniature vokale popullore me tekstin prekës të poetit të jashtëzakonshëm Bogomill Gudev (1935 - 1993), i cili sigurisht ka kujtime të fëmijërisë nga viti 1944 - koha e filmit.

Imagjinata e poetit e shndërron melodinë e Brëzicovit në një kujtim të një rrugice të vogël ku vrapojnë çapkënë të zbathur, rrokullisen topa leckash dhe herë pas here dikush madje godet dritaren e dikujt... Një fëmijëri e tillë nuk ka ekzistuar ndoshta për më shumë se gjysmë shekulli. Në fund të këngës për të rriturit, "yjet tashmë po shkëlqejnë nga larg me një zjarr të ftohtë".

Melodia e thjeshtë dhe shumë tërheqëse dhe teksti unik, i përpunuar me delikatesë nga autori i aranzhimit (kompozitori i njohur Stefan Dimitrov), bëhen edhe më emocionuese me zërin e interpretuesit - Orlin Goranov.

Kënga "Kohë Zbathur" është gjithashtu e njohur në interpretim të Bogdana Karadoçevës,  por zëri mashkullor i përshtatet më mirë historisë së burimit origjinal - filmit për Filjon dhe Makenzen. Dhe timbri i bukur, i pasur, i butë, i sinqertë, emocional dhe prekës i Orlin Goranovit e kthen këngën modeste dhe të thjeshtë në diçka më shumë sesa një shembull i kulturës muzikore bullgare. "Kohë Zbathur" është një kujtim i fëmijërisë, e cila është me zemër të pastër dhe nuk njeh të keqe, një kujtim i pafajësisë sonë të humbur...

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD