Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skema e re e BE-së për financim të kopshtarëve

Sipas kërkesave të reja forma e kastravecëve duhet të jetë e drejtë dhe bima të ketë gjatësi të caktuar minimale.
Foto: EPA/BGNES
Po jetojmë në një botë, ku frutat dhe perimet duhet të kenë formën dhe ngjyrat e përkryera, sikur të ishin të pikturuara nga ndonjë piktor i madh. Ndryshe nuk mund të shiten jashtë vendit. Kjo është mirë, veç se askush nuk interesohet për cilësitë e tyre. Sivjet për herë të parë kopshtarët bullgarë mund të përfitojnë nga subvencionet e BE-së, të cilat nuk do të caktohen vetëm në bazën e sipërfaqes së punuar. Masa e deritanishme nuk ishte në favor të kopshtarëve, sepse ishte drejtuar më tepër ndaj prodhuesve të mëdhenj të grurit në Evropë.

Që të mund të marrin para prodhuesit bullgarë të perimeve dhe frutave sipas skemës së re, është e domosdoshme që prodhimet e tyre t’u përgjigjen disa kërkesave të tjera për sa i përket cilësisë së produkteve. Nga shikimi i parë kriteret duken pak të çuditshme. P.sh, forma e kastravecëve duhet të jetë e drejtë dhe bima të ketë gjatësi të caktuar minimale. Kjo gjatësi duhet të jetë 25 centimetra për prodhimet e serrës. Kështu p.sh., bishtat e qershive duhet të jenë me një diametër të dhënë, i cili përcaktohet sipas diametrit të vetë frutës. Z. Georgi Rallçev, kryetar i Departamentit “Fruta, perime dhe standarde të marketingut” pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, na informon se këto masa të BE-së janë të domosdoshme që të përfitohet nga subvencionet e reja. Edhe një gjë tjetër, Bullgaria duhet të vendosë kritere më të rrepta se ato të BE-së. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat kritere të Organizatës së Perimeve dhe Frutave. Këtë ekspertët e konsiderojnë “shtesë”.

“Shtesa te disa produkte do të thotë kërkesa të rritura – sqaron z. Rallçev. – Jam i mendimit se aktualisht në Bashkimin Evropian Bullgaria është vendi i parë, ku aplikohen këto masa. Prandaj vërehet interesi i vendeve të tjera ndaj përpilimit të standardeve që të mund edhe ato në një farë mënyre ta zbatojnë skemën. Megjithëse standardet e reja janë të rritura në raport me ato të BE-së, te kushtet në Bullgari mund të zbatohen.”

Shansi i Bullgarisë është që në vend ka kushte shumë të favorshme për prodhimin e perimeve dhe frutave, gjithashtu gëzon tradita të vjetra në këtë fushë. Faktikisht shumë prej prodhuesve bullgarë do të kenë mundësi të zbatojnë kriteret e reja dhe të përfitojnë nga subvencionet e BE-së sipas skemës së re. Për ata që nuk do t’i marrin këto para shteti parashikon financim kombëtar sipas tri skemave të ndryshme. E para, e ashtuquajtura “de minimis”, u është drejtuar fermerëve, të cilëve nuk u mjaftojnë mjetet financiare, ose prodhimi i tyre është prekur nga fatkeqësitë natyrore. E dyta parashikon 50 për qind mbështetje financiare nga investimet, të cilat kanë bërë fermat për pajisje teknike. Skema e tretë ka të bëjë me mbulimin e standardeve sipas sistemit Global. A.P në lidhje me lëshimin e certifikatave të prodhimeve bujqësore që kërkohet gjithnjë e më shpesh nga tregtarët e mëdhenj. Le ta kujtojmë se kur u bë zgjerimi i fundit i BE-së,vendet e para të anëtarësuara kishin frikë nga konkurrenca e fortë e vendeve të Evropës Lindore, shumë prej të cilave kishin tradita bujqësore. Prandaj këtyre vendeve ua vënë kushte të pabarabarta në shumë drejtime. Kushti më i dukshëm ishte financimi në raport 30:70 në favor të anëtareve të para të BE-së. Mirëpo, këto vende merrnin para dekada me radhë, kurse anëtaret e reja përpiqnin të rivendosnin prodhimin e vetë. U ra dakord për një skemë të ndalimit të përhershëm të kësaj pabarazie deri në vitin 2016. Vendet e reja anëtare të BE-së ngulin këmbë që ndryshimi të bëhet prej 2014-ës dhe ky të shënohet në Politikën e re bujqësore të BE-së për periudhën 2014-2020.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD