Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënaqësia e leximit përmes shikimit të piktorëve

Fletëndarëse prej guri, autor – Nikollaj Zllatanov
Foto: Veneta Pavllova

Leximi është domosdoshmëri, kënaqësi, një ritual, me të cilin shkojmë të flemë, një gllënjkë harmoni dhe qetësi ndër problemet e së përditshmes. Imagjinoni se lexoni një libër dhe keni harruar faqen deri në të cilën e keni lexuar. Sigurisht që nuk është problem, por do të humbisni disa minuta, që ta gjeni përsëri. Që ta kursejnë shfletimin, disa lexues kthejnë cepin e faqes, por kjo është mungesë respekti ndaj librit dhe lexuesve të ardhshëm. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë adhurues të librave shkëmbejnë njëri me tjetrin titujt e blerë, që të kursejnë para në kohën e krizës. Madje ka sajte, nëpërmjet të cilave ky shkëmbim bëhet gjithnjë e më i gjallëruar. Kështu qe në vend që ta prishni librin, duke e kthyer cepin e faqes, mund të përdorni fletëndarëse të posaçme për libra. Disa prej shtëpive botuese te ne madje tashmë i përhapin librat në treg me fletëndarëse të tilla. Këto janë shirita prej kartoni, të cilat janë në përputhje me dizajnin e kapakut të fortë të librit. Kuptohet mund të shënojmë deri ku e kemi lexuar librin me një kartolinë, me një biletë të vjetër kinemaje, me faturën për rrymën elektrike, ose telefonin etj.

© Foto: Veneta Pavllova

Libra të vjetra dhe herbarium, autore – Elena Panajotova

Mirëpo fletëndarëset artistike për librat krijojnë një atmosferë të posaçme të ritualit të leximit. Tashmë gjashtë vjet me radhë krijues bullgarë, të cilët punojnë në fusha të ndryshme, organizojnë një ekspozitë me vepra të tilla. Në edicionin e sivjetshëm të ekspozitës në librarinë “Helikon-Vitosha” marrin pjesë nëntë autorë: skulptorë, grafikë, një fotografe etj.

© Foto: Veneta Pavllova

Mendime të rënda, autore – Irina Robeva

“Çdo vit punohet me një fantazi gjithnjë e më të madhe, me materiale gjithnjë e më origjinale dhe përkatësisht veprat tona bëhen gjithnjë e më unikale – thotë piktorja Mihalella Pëdeva, kujdestare e ekspozitës. – Sivjet paraqesim madje fletëndarëse prej gurësh të hollë, të lustruar, ose të prerë. Në gurët e zinj kemi tekste dhe piktura të bardha, kurse në ata të bardhë kemi përkatësisht dekorime të zeza. Duke folur për ide origjinale, Elena Panajotova për shembull ka bërë një herbarium special. Këto janë tufa prej lulesh të kompozuara në mënyrë të ndryshme nga vetë ajo. Ato janë vendosur në libra të vjetër gjermanë, të botuar me shkronja gotike. Kështu tregojmë lidhjen midis librave të ruajtur dhe bimëve të ruajtura.”

© Foto: Veneta Pavllova

Vitrinë për foshnjën dhe prindërit e saj, autore – Teodora Dobreva

Në ekspozitë ka dhe një vitrinë speciale për prindër të rinj. Në të janë paraqitur libra, të cilët i mësojnë se si t’i rritin foshnjat e tyre. Fletëndarëset për këta libra janë lodra fëmijësh, ose lista, ku janë përshkruar gjërat më të domosdoshme, të cilat duhet të blihen për foshnjën: biberonë, kozmetikë, pelena etj. A mund të lexojë bashkë me ju macja e dashur? Sigurisht që po! Një fotografe e re ka bërë fotografi me mace të bukura, të cilat me ndihmën e bishtave të tyre shënojnë deri ku e keni lexuar librin.

© Foto: Veneta Pavllova

Instalimi i Vellika Prahovës në qendrën e ekspozitës

Puna më e madhe në ekspozitë është instalimi, i cili varet nga tavani i lartë në sallën qendrore të librarisë. Atje, mbi kokët e vizituesve, me ndihmën e një motori të vogël, lëkunden libra për fëmijë, të instaluar me fije të forta. Librat janë me ilustrime të bukura dhe tërheqin vëmendjen e vizituesve të mëdhenj dhe të vegjël.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD