Nga data 27 korrik deri në 12 gusht në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, do të zhvillohen Lojërat e XXX-ta verore olimpike me radhë. Ceremonia e hapjes është më 27 korrik 2012 në Stadiumin olimpik të Londrës dhe do t’u ofrojë shikuesve në mbarë botën një idili fshatare britanike. Organizatorët na premtojnë livadhe dhe lumenj, familje me fëmijë të vegjël, që kanë dalë për piknik ndër natyrë, sport, fermerë, të cilët aratojnë tokën, dhe kafshë, të cilat kullosin përreth. Në stadium do të dalin dele, kuaj, lopa, dhi, pula dhe qen. Ceremonia do të mbyllet nga anëtari legjendar i “The Beatles” Paul McCartney, kurse gjatë hapjes së ceremonisë do të bjerë kambana më e madhe në Evropë.
Ditën e diel në Fshatin olimpik të Londrës u zhvillua ceremonia e ngritjes zyrtare të flamurit bullgar, kurse si flamurtar i delegacionit bullgar u caktua gjimnasti i madh bullgar Jordan Jovçev. Këto Lojëra olimpike do të jenë të gjashtat për sportistin e madh, i cili deri tani ka fituar katër medalje olimpike. Këtu duhet të përmendim se pikërisht me gjimnastikën sportive Bullgaria debuton në Lojërat e para bashkëkohore olimpike në vitin 1896 në Athinë, ku vendi ynë është paraqitur nga mësuesi zviceran i fizkulturës Sharl Shampo.
© Foto: EPA/BGNES
Deri tani sportistët bullgarë kanë marrë pjesë në 21 nga gjithsej 29 Olimpiadat e zhvilluara. Medaljen e parë olimpike për Bullgarinë e fitoi boksieri Boris Georgiev-Mokata në Helsinki në vitin 1952 – bronz, kurse kampioni i parë olimpik bullgar është mundësi Nikolla Stançev, i cili fitoi medalje të artë në Melbërn gjatë vitit 1956. Mundja është sporti më i suksesshëm olimpik për Bullgarinë. Deri tani mundësit bullgarë kanë fituar 67 medalje – 16 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 20 medalje të bronzta. 212 janë të gjitha medaljet e fituara nga Bullgaria në Lojërat Olimpike.
Në Olimpiadën e Londrës Bullgaria do të paraqitet nga 63 sportistë në 16 lloje sporti. Para dërgimit të sportistëve bullgarë ministri i sportit Svilen Nejkov bëri një prognozë optimiste, duke shprehur shpresën se paraqitja e bullgarëve do të jetë më e mirë nga ajo në Lojërat e kaluara në Pekin para 4 vitesh. “Kemi shanse reale për medalje – mund të jenë 6-7, por mund të jenë dhe 10” – deklaroi ministri. I ngjashëm ishte dhe parashikimi i kryetares së Komitetit olimpik bullgar Stefka Kostadinova: “Nuk më pëlqen të bëjë prognoza, por shpresoj se do të kemi 5-6 medalje, pse jo dhe më shumë. Jam 100 për qind e sigurt se do të kemi medalje në mundje, në gjimnastikën ritmike, në qitjen sportive, në atletikën e lehtë, në boks, pse jo dhe në volejboll?”
© Foto: EPA/BGNES
Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..
Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të parë olimpik në Lojërat e Parisit. Semen Novikov mposhti në finale mundësin iranian Alireza Mohmadipiani, i cili është nënkampion i botës në kategorinë deri në 87 kg. në mundjen e stilit klasik. Novikov..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e..