Më 3 gusht fillon Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në qytetin Bansko. Ky është edicioni i 15-të i këtij forumi prestigjioz. Këtë përvjetor organizatorët e shënojnë me programe të ndryshme në vazhdim të 9 mbrëmjeve. Afro 20 vende do të prezantohen me përfaqësues të vet në programin e festivalit.
Sipas traditës koncertet janë në skenën e hapur dhe janë falas për publikun. Përjashtim bëjnë vetëm dy koncertet e para – më 3 gusht, kur inaugurohet skena e re e koncerteve në qytet. Të parë në sallën “Florimont” do të prezantohen këngëtarja xhaz Jëlldëz Ibrahimova dhe Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antonij Donçev.
Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare do të ketë edhe një koncert tjetër – më 4 gusht, kur do të jetë hapja zyrtare e festivalit. Miq special të programit do të jenë Kamelija Todorova dhe Vasill Petrov. Në fakt festivali, që organizohet që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar, ndryshoi pamjen e qytetit Bansko. Çdo verë këtu vijnë qindra muzikantë dhe admirues të muzikës xhaz. Sipas traditës krahas interpretuesve dhe ekzekutuesve të shumtë në skenën e festivalit prezantohen edhe orkestra të mëdha xhaz. Sivjet ndër miqtë është IKS Big Band nga Gjermania. Për herë të parë në festivalin në Bansko do të prezantohet një orkestër nga Brazilia me udhëheqës Aleshandre Kunja. Ndër novitetet e programit është prania e këngëtarëve operistik. Bojko Cvetanovi – tenor dhe Stojan Bonçevi – bas do të prezantohen bashkë me trion e muzikantit Aleks Zografov, një bullgar i cili prej vitesh jeton dhe punon në SHBA-në. Në hapjen e festivalit do të prezantohet edhe bashkatdhetari Mario Stançev, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Francë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis..