Këngët e ngadalta me ornamentikë të pasur melodike ishin tepër karakteristike për repertorin e tij. Ai i interpretonte në mënyrë të veçantë. Repertori i interpretuesit numëron qindra këngë nga vendlindja e tij, fshati i Sevlievos, Bullgari Verore, dhe nga rajone të tjera të vendit. Ai ka qenë edhe mbledhës i folklorit. Gjatë udhëtimeve që ka bërë Boris Mashallovi ka regjistruar një varg këngësh popullore. Në arkivin e tij personal u gjetën qindra letra dërguar nga adhuruesit që ka pasur. Talentin e ka trashëguar nga babai i tij, Nikolla Mashallov, i cili i ka lënë djalit një repertor të pasur këngësh popullore. Boris Mashallovi ka punuar si bojaxhi, ka qenë marinar dhe ka dalë fitues në një garë të mundjes. Një fakt pak i njohur është se Boris Mashallovi ka mësuar teknikat e vokalit te këngëtari i operës Sëbço Sëbev. Hapat e parë drejt skenës muzikore, ai bëri me shtëpinë muzikore “Simonavia”, e cila nxori interpretimet e tij në pllakat e gramafonit. Me ftesë të drejtorit të parë të Radio Sofjes, Sirak Skitnik, Boris Mashallovi filloi të interpretonte në grupin e qytetit Ugërçinit. Disa vite më vonë ai themeloi grupin e muzikës popullore “Kënga jonë”. Bashkë me formacionin Boris Mashallov udhëtonte nëpër Bullgarinë dhe jashtë vendit, duke u shoqëruar nga këngëtarët më të njohur të asaj kohe – Atanaska Todorova, Mita Stojçeva, Magda Pushkarova, fizarmonicisti Boris Karllov, me të cilin parapëlqente të punonte.Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..