Këngët e ngadalta me ornamentikë të pasur melodike ishin tepër karakteristike për repertorin e tij. Ai i interpretonte në mënyrë të veçantë. Repertori i interpretuesit numëron qindra këngë nga vendlindja e tij, fshati i Sevlievos, Bullgari Verore, dhe nga rajone të tjera të vendit. Ai ka qenë edhe mbledhës i folklorit. Gjatë udhëtimeve që ka bërë Boris Mashallovi ka regjistruar një varg këngësh popullore. Në arkivin e tij personal u gjetën qindra letra dërguar nga adhuruesit që ka pasur. Talentin e ka trashëguar nga babai i tij, Nikolla Mashallov, i cili i ka lënë djalit një repertor të pasur këngësh popullore. Boris Mashallovi ka punuar si bojaxhi, ka qenë marinar dhe ka dalë fitues në një garë të mundjes. Një fakt pak i njohur është se Boris Mashallovi ka mësuar teknikat e vokalit te këngëtari i operës Sëbço Sëbev. Hapat e parë drejt skenës muzikore, ai bëri me shtëpinë muzikore “Simonavia”, e cila nxori interpretimet e tij në pllakat e gramafonit. Me ftesë të drejtorit të parë të Radio Sofjes, Sirak Skitnik, Boris Mashallovi filloi të interpretonte në grupin e qytetit Ugërçinit. Disa vite më vonë ai themeloi grupin e muzikës popullore “Kënga jonë”. Bashkë me formacionin Boris Mashallov udhëtonte nëpër Bullgarinë dhe jashtë vendit, duke u shoqëruar nga këngëtarët më të njohur të asaj kohe – Atanaska Todorova, Mita Stojçeva, Magda Pushkarova, fizarmonicisti Boris Karllov, me të cilin parapëlqente të punonte.Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..