Këngët e ngadalta me ornamentikë të pasur melodike ishin tepër karakteristike për repertorin e tij. Ai i interpretonte në mënyrë të veçantë. Repertori i interpretuesit numëron qindra këngë nga vendlindja e tij, fshati i Sevlievos, Bullgari Verore, dhe nga rajone të tjera të vendit. Ai ka qenë edhe mbledhës i folklorit. Gjatë udhëtimeve që ka bërë Boris Mashallovi ka regjistruar një varg këngësh popullore. Në arkivin e tij personal u gjetën qindra letra dërguar nga adhuruesit që ka pasur. Talentin e ka trashëguar nga babai i tij, Nikolla Mashallov, i cili i ka lënë djalit një repertor të pasur këngësh popullore. Boris Mashallovi ka punuar si bojaxhi, ka qenë marinar dhe ka dalë fitues në një garë të mundjes. Një fakt pak i njohur është se Boris Mashallovi ka mësuar teknikat e vokalit te këngëtari i operës Sëbço Sëbev. Hapat e parë drejt skenës muzikore, ai bëri me shtëpinë muzikore “Simonavia”, e cila nxori interpretimet e tij në pllakat e gramafonit. Me ftesë të drejtorit të parë të Radio Sofjes, Sirak Skitnik, Boris Mashallovi filloi të interpretonte në grupin e qytetit Ugërçinit. Disa vite më vonë ai themeloi grupin e muzikës popullore “Kënga jonë”. Bashkë me formacionin Boris Mashallov udhëtonte nëpër Bullgarinë dhe jashtë vendit, duke u shoqëruar nga këngëtarët më të njohur të asaj kohe – Atanaska Todorova, Mita Stojçeva, Magda Pushkarova, fizarmonicisti Boris Karllov, me të cilin parapëlqente të punonte.Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..