Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve në zhanre dhe kultura. Një moment emocionues është prania e një instrumentisti bullgar si interpretues i ftuar - ky është fizarmonisti Kallojan Kumanov. Edhe pse ai ka jetuar dhe punuar në Barcelonë për vite me radhë, Kallojan Kumanov krijoi kontakt krijues me ta vetëm vitin e kaluar, kur ishte tashmë në Bullgari.

Kallojan vizitoi për herë të parë një koncert të BGKO-së gati 15 vjet më parë, kur ata ende kishin një emër tjetër (Barcelona Gipsy Klezmer Orchestra). Ai u takua me muzikantët pas koncertit të tyre, dhe fizarmonisti i formacionit shprehu dëshirën që Kallojan ta prezantonte me sekretet e muzikës ballkanike, dhe në veçanti bullgare. Që atëherë, ata nuk kanë ruajtur një marrëdhënie - deri në vitin 2024, kur ai mori një ftesë për të udhëtuar si muzikant i ftuar në turneun e tyre. Duke pasur parasysh afërsinë në repertorët e tyre, vështirë se mund të kishte një zgjedhje më të përshtatshme - BGKO interpreton melodi dhe ritme nga Ballkani, Lindja e Mesme dhe Mesdheu, të cilat, së bashku me muzikën klasike, rock dhe madje edhe xhaz, janë të pranishme edhe në muzikën e fizarmonistit tonë.

Kur u pyet se çfarë i dha pjesëmarrja në këtë turne të BGKO atij dhe çfarë u dha atyre, Kallojan Kumanov u përgjigj:
"Në një projekt kaq të madh, një muzikant gjithmonë mëson shumë. Të paktën, ai takon muzikantë të ndryshëm që e shohin muzikën e caktuar në një mënyrë tjetër. Më dha skena shumë të mëdha, në të cilat këta njerëz më çuan - bëmë turne në Gjermani, Francë, Spanjë, Lihtenshtajn dhe kudo tjetër... Skena shumë të mëdha, takova shumë njerëz të ndryshëm. Kjo më pasuroi shumë. Sa i përket asaj që unë u dhashë - më pyetën për disa këngë për t'u ofruar. Më pyetën edhe në procesin thjesht të provave - si e luajmë në Bullgari, sepse ata e interpretojnëshpesh muzikën tonë, përdorin ornamentet tona. Më pyesin për gjëra thjesht muzikore, si një person nga kjo pjesë e kontinentit."

Edhe pse BGKO është një grup ndërkombëtar, Kallojan është muzikanti i parë dhe deri më tani i vetmi bullgar që qëndron pranë tyre në skenë. Ata i thanë se pas një studimi të gjatë të muzikës ballkanike, sipas tyre Bullgaria është zemra e saj. Kallojan është shumë i interesuar se si e shohin ata muzikën tonë - do të kemi mundësinë ta dëgjojmë këtë më 22 tetor në Plovdiv. Një kompliment i veçantë për publikun bullgar janë disa këngë popullore bullgare shumë të njohura, të propozuara nga Kallojan, të cilat do të dëgjohen vetëm në këtë koncert.
Foto: Dani Carbonell
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..