Këngët e ngadalta me ornamentikë të pasur melodike ishin tepër karakteristike për repertorin e tij. Ai i interpretonte në mënyrë të veçantë. Repertori i interpretuesit numëron qindra këngë nga vendlindja e tij, fshati i Sevlievos, Bullgari Verore, dhe nga rajone të tjera të vendit. Ai ka qenë edhe mbledhës i folklorit. Gjatë udhëtimeve që ka bërë Boris Mashallovi ka regjistruar një varg këngësh popullore. Në arkivin e tij personal u gjetën qindra letra dërguar nga adhuruesit që ka pasur. Talentin e ka trashëguar nga babai i tij, Nikolla Mashallov, i cili i ka lënë djalit një repertor të pasur këngësh popullore. Boris Mashallovi ka punuar si bojaxhi, ka qenë marinar dhe ka dalë fitues në një garë të mundjes. Një fakt pak i njohur është se Boris Mashallovi ka mësuar teknikat e vokalit te këngëtari i operës Sëbço Sëbev. Hapat e parë drejt skenës muzikore, ai bëri me shtëpinë muzikore “Simonavia”, e cila nxori interpretimet e tij në pllakat e gramafonit. Me ftesë të drejtorit të parë të Radio Sofjes, Sirak Skitnik, Boris Mashallovi filloi të interpretonte në grupin e qytetit Ugërçinit. Disa vite më vonë ai themeloi grupin e muzikës popullore “Kënga jonë”. Bashkë me formacionin Boris Mashallov udhëtonte nëpër Bullgarinë dhe jashtë vendit, duke u shoqëruar nga këngëtarët më të njohur të asaj kohe – Atanaska Todorova, Mita Stojçeva, Magda Pushkarova, fizarmonicisti Boris Karllov, me të cilin parapëlqente të punonte.Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..