Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sinagoga e Sofjes – qendra shpirtërore e hebrenjve në Bullgari

Foto: Maria Peeva

Tashmë më shumë se një shekull në Sofje gjendet një ndërtesë e mrekullueshme – Sinagoga Qendrore. Ajo mahnit miqtë e qytetit jo vetëm me arkitekturën e saj, por edhe me historinë interesante që simbolizon bashkëjetesën e dy popujve – ai bullgar dhe ai hebraik. Sot ajo përcaktohet si sinagoga më e madhe sefardite në Evropë. Le të kthehemi 100 vite prapa për t’i kujtuar peripecitë rreth ndërtimit të saj.

“Në atë kohë kur nisën diskutimet për ndërtimit të sinagogës, Bullgaria ishte një periudhë të rritjes pas Çlirimit nga sundimi osman. Ndihej shpresa e rilindjes së re të vendit. Pa tjetër, hebrenjtë bënin pjesë në këtë rritje – tregon për Radio Bullgarinë zëvendëskryetari i Këshillit qendror shpirtëror hebraik, z. Robert Xherasi. – Duhet të theksohet, se në komunitetin bullgar hebraik kishte qëndrime cionistike, d.m.th. disa besuan në idenë për krijimin e Izraelit. Por, deri sa një pjesë insistonte për shpërngulje, tjetra këmbëngulte të mbetet këtu ku i kanë rrënjët. Në kuadrin e këtij diskutimi lindi ideja për ndërtimin e një ndërtese të madhe dhe impozante, e cila të tregonte, se hebrenjtë ishin dhe do të jenë në këto toka. Është interesante të dihet se gjatë kësaj periudhe në Sofje kanë jetuar afro 200 000 veta dhe prania e hebrenjve, të cilët ishin më shumë se 10 000, u ndier fort. Kjo ndërtesë në vetvete tregoi fuqinë e komunitetit hebraik dhe dëshirën e tij të aderohej ndaj kësaj rritjeje të përbashkët me idenë që të ndërtohet një shtet i bukur dhe i zhvilluar mirë.”



Autor të projektit të sinagogës së re komuniteti hebraik zgjodhi arkitektin e njohur austriak, z. Friedrich Grjunanger. Sipas planeve të tij u krijuan ndërtesat më të bukura në Bullgari (si Muzeu Historik i Ruses dhe Seminari Shpirtëror i Sofjes). Duke studiuar stilet bashkëkohore të sinagogave në Evropën Perëndimore, Grjunangeri propozoi një model të frymëzuar nga sinagoga sefardite e Vjenës. Ndërtimi filloi më 1905 dhe ndaj planit paraprak i cili parashikonte 700 vende, u shtuan akoma 400. Nënkuptohet se ky zgjerim shtoi shpenzimet. Rritja e çmimit shkaktoi konfrontime në një pjesë të komunitetit, për të cilën ishte më mira mjetet të ridrejtoheshin ndaj shkollave hebraike. Megjithë vështirësitë, ndërtimi përfundoi pas katër viteve, kurse hapja zyrtare u bë festim i vërtet në kryeqytet. Në inaugurimin e sinagogës më 9 shtator të vitit 1909 ishte i pranishëm tërë elitë shtetërore në krye të mbretit Ferdinand dhe bashkëshortes së tij, kryeministrit Aleksandër Malinov, ministrave dhe klerikëve të lartë. Ja edhe si historiani i komunitetit hebraik të Sofjes, z. Avram Taxher ka përshkruar këtë ditë historike: “Kjo ishte jo vetëm një festë e madhe për hebrenjtë të kryeqytetit, por edhe një ditë në të cilën u rrit prestigji i hebrenjve në Bullgari. Me hapjen e Sinagogës së Sofjes respekti ndaj komunitetit hebraik dhe ndaj të gjithë hebrenjve bullgarë u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjitha dyqanet ishin mbyllur sikur ishte festë kombëtare dhe tërë populli bullgar i përshëndeti fëmijët e Izraelit me rast të hapjes solemne të Sinagogës.”

Ndërtuar sipas kanunit hebraik, sinagoga dallohet me arkitekturën e saj të bukur, e cila bashkon stilin spanjoll me elementë të shkollës së Vjenës – secesion. Një pjesë e madhe e pajisjeve të sinagogës janë prej Vjenës, siç p.sh. llambadari dhe shandani hebraik (menora). Hapësira e brendshme e sinagogës u krijua nga disa specialistë italianë dhe bullgarë. Kontribut ka dhënë njëri nga zejtarëve më të mëdhenj bullgarë. Deri më sot mund të shihet mjeshtëria e tyre – gdhendja në dru dhe mozaiku shumëngjyrësh. Shumë vite në sinagogë ka pasur bibliotekë ku janë ruajtur libra që i përket periudhës së Mesjetës. Ky arkiv u asgjësua gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mbi Sofjen kishte bombardime.

Edhe pas rindërtimit me rast të 100-përvjetorit, sinagoga vazhdon të zbukurojë kryeqytetin bullgar. Kryhen liturgji në hebraishte, si dhe në gjuhën ladino që i përket familjes së gjuhëve romake dhe ka të bëjë me spanjishten e vjetër të cilën e flisnin hebrenjtë sefarditë. “Fakti se kemi minuan do të thotë se mjaft besimtarë marrin pjesë në lutjet e përditshme – shpjegon Robert Xherasi. – Zakonisht mblidhemi në festat e mëdha, kur sinagoga mbushet plot e përlot njerëz. Kohën e fundit ajo u bë një vend takimi mes bashkësisë hebraike dhe liderëve shtetërorë.”



Sinagoga, bashkë me kishën e së Dielës së Shenjtë, katedralen katolike “Shën Josif” dhe xhamia Banja Bashi që i ka pranë, simbolizojnë modelin e zakonshëm të bashkëjetesës midis shumë feve. A ndryshoi diçka në shoqërinë bullgare pas datës 18 korrik, kur në Aeroportin e Burgasit u shpërthye autobusi me turistët izraelitë. Në aksident humbën jetë pesë turistë izraelitë dhe shoferi bullgar i autobusit.

“Në vend të parë ky akt sadopak ndryshoi Bullgarinë, sepse të gjithë ne menduam, se këto gjera ndodhin, por jo te ne. Mua personalisht më çuditi pozivitisht reagimi i miqve tanë bullgarë – shton z. Xherasi. – Unë nuk kam pritur kaq shumë telefonata dhe mesazhe, në të cilat njerëzit shprehën ngushëllimet e tyre ndaj viktimave. Të gjithë së bashku përjetuam këtë çast, sepse për ne ishte shumë vështirë se kjo ndodhi në Bullgari. Nuk do të harroj sesi dy gra dhe një vajzë, të cilat gjatë ditës së vijueshme kur kishte një lutje në sinagogë, erdhën me disa trëndafila të mrekullueshme dhe me qetësi i vendosën para derës dhe ikën. Ky gjest na emocionoi shumë, sepse kjo po tregon, se shoqëria është e ndjeshme ndaj këtyre gjerave, nuk i pranon dhe i dënon ashpër. Dhe të gjithë po shpresojmë, se kjo nuk do të përsëritet, sepse tragjedia është për të gjithë ne. Pakuptimi i këtij akti është aq i fortë, ofendimi dhe mjerimi – gjithashtu. Nuk ka justifikim kur njerëz të pafajshëm vdesin, pavarësisht nga se çfarë feja ose postulate qëndrojnë pas atentatit.”

Në fund të muajit gusht në Sinagogën e Sofjes do të bëhet përshpirtje në përkujtim të viktimave të pafajshme të atentatit.

Përgatitën në shqip: Maria Peeva dhe Anna Kapitanova
Fotografi: Maria Peeva

По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD