Gjatë muajit shtator të vitit 1964 në saje të përpjekjeve të etnografit dhe piktorit të njohur Llazar Donkov në Bullgari hapi dyer Kompleksi i parë etnografik-arkitekturor, 8 km në jug të Gabrovos, buzë malit Stara Pllanina. Kompleksi “Etër” punon tërë vitin, pa ditë pushimi. Në të mund të mësojmë shumë për arkitekturën, mënyrën e jetesës dhe prodhimin nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII dhe nga tërë shekulli i XIX – një periudhë, në të cilën qytetarët e Gabrovos eksportonin veprat e tyre në Bukuresht, Vjenë etj. Në vitin 1835 në qytet u hap shkolla e parë mondane bullgare – një provë për zhvillimin e madh shpirtëror, i cili shoqëronte zhvillimin ekonomik të Gabrovos.
Çdo vit gjatë javës së parë të muajit shtator në “Etër” zhvillohet Panairi ndërkombëtar i zanateve popullore. Më 6 shtator do të hapet edicioni i tij dhjetë. Tendencat popullore do të paraqiten në tri drejtime: demonstrime të aftësive të mjeshtërve, një konferencë shkencore dhe njohje me teknologjitë e vjetra.
“Sivjet miqtë tanë janë zanatçinj nga Anglia, Kroacia, Sllovakia, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe vende të tjera. Panairi do të vazhdojë deri më 9 shtator dhe është nën patronazhin e Cecka Caçevës – kryetarja e Kuvendit Popullor – tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë Petja Boneva, nëpunëse në muze. – Në kuadrin e festivalit tashmë tetë vite me radhë zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Zanatet popullore – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja”. Rreth 50 specialistë nga vende të ndryshme do të lexojnë kumtesa dhe do të marrin pjesë në debate shkencore. Tashmë disa ditë në “Etër” trajnohet një grup nga Anglia. Pjesëmarrësit përvetësojnë teknika të ndryshme në ngjyrosjen e pëlhurave me bojëra bimore, në përgatitjen e zileve etj. Pas përfundimit të kursit ata do të demonstrojnë se çfarë kanë mësuar dhe do të marrin diploma.”
Panairi ndërkombëtar i zanateve do të paraqesë dhe një program të pasur me interpretime të grupeve të ndryshme. Ndër to janë Ansambli i Veriut nga Pleveni, Ansambli folklorik nga qyteti Kallofer etj. Do të ketë dhe një spektakël me kukulla, valle, një orkestër frymore.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: etar-fair.org
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..