Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80 vjetori nga lindja e këngëtarit Kirill Semov

Dueti Kirill Semov dhe Margret Nikollova
Foto: lostbulgaria.com
Vdekja e hershme e këngëtarit Kirill Semov gjatë vitit 1972 i pengon të incizojë album dhe të mund të arrijë majat e ëndërruara në karrierën e vet. Pavarësisht nga kjo, ai ka adhuruesit e vet. Për ta ai mbetet një këngëtar i estradës me një individualitet të theksuar.

Kirill Semov nuk ishte një muzikant profesional. Që në fëmijëri ai koleksionoi incizime të interpretuesve bullgarë të estradës. Si nxënës shkoi në mësime për të kënduar, kurse më vonë e përpunoi zërin e tij në korin e Operës së Sofjes dhe në Teatrin Shtetëror Muzikor “Stefan Maqedonski”. Punoi me orkestrën “Sofja” dhe me grupe të tjera. Kirill Semov bëhet i njohur si vokal i kvintetit instrumental “Studio 5” me të cilin realizon koncerte.

Sa i përket stilit Kirill Semov interpretoi baladat lirike moderne për vitet 60-70, shansonet franceze dhe shllagerët në frymën e suingut. Dy vite me radhë 1965-1966 fitoi dekorata në Festivalin Ndërkombëtar “Orfeu i Artë”. Njohjen e vet më të madhe Kirill Semovi e mori gjatë vitit 1969 për këngën “Pash një gjumë” në duet me Margret Nikollovën. Muzika është e Atanas Bojaxhievit dhe teksti është i Bogomill Gudevit dhe pikërisht kjo këngë fitoi Dekoratën e Madhe “Orfeu i Artë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD