Më 5 tetor fillon stina e re muzikore e Orkestrës Simfonike pranë Radios Kombëtare Bullgare. Në skenën e sallës “Bullgaria” në kryeqytet do të interpretohet krijimi i njohur i Karëll Orfit – “Carmina Burana”. Pse ajo është e zgjedhur për hapjen e stinës dhe akoma për programin do të mësojmë nga dirigjenti kryesor i grupit maestro Emill Tabakov.
“Doja që hapja e stinës të bëhet bashkërisht edhe të Orkestrës Simfonike dhe të Korit të Radios Kombëtare Bullgare. Prandaj zgjodha “Carmina Burana” – shpjegon maestro Tabakov. – Përveç kësaj ky krijim është i pëlqyer shumë dhe nga muzikantët dhe nga publiku. Solistë do të jenë Ina Kënçeva, Petër Danaillov dhe interpretuesi i ri i operës Aleksan Çobanov. Dhe gjatë kësaj stine muzika e Dmitrij Shostakoviçit është e pranishme me dy koncerte në programin tonë. Gjatë viteve të fundit kjo u kthye në një vijë bazë muzikore – të interpretojmë nga dy simfoni të tij. U realizua një ëndërr e madhe – orkestra e Radios Kombëtare Bullgare të incizojë të gjitha simfonitë e kompozitori të talentuar rus.”
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare është një nga orkestrat prijëse te ne. Një veprimtari aktive incizuese dhe realizim të premierave botërore në skena të ndryshme është një pjesë nga puna e orkestrës. Për këtë, një faktor i rëndësishëm është dhe zgjedhja e repertorit. Suksesi i turneve të koncertit të orkestrës gjatë viteve, po kështu është shkak për emrin e mirë mes orkestrave të tjera të radiove nëpër botë. Në podiumin e dirigjentit, profesionalizmin e vet e kanë treguar të gjithë dirigjentët më të njohur dhe të talentuar bullgarë. Që nga viti 2008 shkopi është në duart e Emill Tabakovit – dirigjenti kryesor i grupit simfonik dhe drejtor i drejtorisë “Produkcione muzikore dhe orkestra” pranë Radios. Ja se çfarë shtoi akoma ai: “Më e rëndësishmja është se, e gjithë kjo stinë i është përkushtuar dirigjentit të madh bullgar Vasill Stefanov. Ai e ka formuar orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare dhe 37 vjet ka qenë në krye të grupit. Në këtë periudhë ka incizuar një numër të konsiderueshëm krijimesh bullgare në radio. Dhe me qenë se tani mbushen 100 vjet nga lindja e tij, ne i përkushtojmë respektin dhe nderin e duhur. Theksat e tjera në program po kështu janë të lidhura me përvjetor të rëndësishëm – 200 vjet nga lindja e Xhuzepe Verdit, shënojmë duke interpretuar “Rekviemin” e tij – dirigjent do të jetë Vlladimir Gjaurov. Rihard Vagner ka të njëjtin jubile dhe për nder të tij do të realizojmë një koncert në të cilin këngëtarja jonë operistike Anna Tomova-Sintova do të jetë soliste. Programi i stinës është i përshtatur krejtësisht me interesin e publikut.”
Dhe gjatë kësaj stine muzikore (2012-2013) do të vijnë muzikantë nga jashtë. Një prej tyre është dirigjenti Patrik Galloa i cili po kështu ekzekuton dhe në flaut. Ai do të ekzekutojë më 26 tetor bashkë me Javor Zhelevin – drejtues i flautistëve në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Jemi në pritje dhe të violinistit rus Jurij Bashmet. Ai ka shprehur dëshirë të festojë jubileun e tij 60 vjeçar në skenën bullgare. Ngjarja muzikore parashikohet më 8 mars 2013.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..