Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ngul këmbë për uljen e çmimit të gazit rus me garanci nënshkrimin e “Rrymës Jugore”

Foto: EPA/BGNES
Bullgaria do të nënshkruajë sigurisht projektin rus të gazsjellësit “Rryma Jugore”, kur dy palët të pajtohen me një kontratë të re të uljes së çmimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Pritet që në mes të kësaj jave Bullgaria të firmosë edhe të dyja dokumentet. Tashmë Serbia dhe Hungaria kanë marrë vendime përfundimtare për trasenë e “Rrymës Jugore” që kalon përmes territoreve të tyre. Kompania ruse “Gazprom” pret që deri në datën 15 nëntor marrëveshje të tilla të nënshkruhen si me Bullgarinë, ashtu edhe me Slloveninë. Përmes territorit të Bullgarisë kalon dega veriore e gazsjellësit, e cila vazhdon në Serbi dhe Austri. Dega detare e “Rrymës Jugore” do të kalojë në fundin e Detit të Zi dhe do të dalë në një rrugë tokësore pranë qytetit bregdetar Varna.

Rusia po ngutet të fillojë ndërtimin e gazsjellësit gjatë muajit dhjetor duke shpresuar në shkurtimin e afateve. Nëpërmjet “Rrymës Jugore” dhe “Rrymës Veriore” – projektit tjetër rus të gazsjellësit, Rusia do ta realizojë ambicien e vet të bëhet furnizuesja kryesore e gazit në Evropë. Sidomos tani, kur tregu botëror i gazit pakësohet dhe njëkohësisht bëhet i shumëllojshëm për nga disa burime të tjera, kurse BE-ja vë nën dyshim rolin dominues të gazit rus. Rusia po ngutet të vendosë gurë-themelin e “Rrymës Jugore” para muajit mars të 2013-ës, kur do të hyjë në fuqi Pakoja e Tretë Energjetike e BE-së. Kjo e fundit synon që tregu energjetik evropian të zgjerohet dhe njëkohësit të parakalojë projektet e tjera të gazsjellësit në konkurrim. Ekspertët parashikojnë se “Gazprom”-i nuk mund të përshpejtojë “Rrymën Jugore” përveç në rastin kur traseja e re kalon përmes Bullgarisë. Aktualisht Sofja mund të kontrollojë situatën dhe mund të përfitojë nga bisedimet me palën ruse për uljen e çmimit të gazit vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, çmimi i gazit rus u ul në disa vende evropiane, kështu që e kemi edhe ketë argument në dobinë tonë.

BE-ja u befasua nga shkurtimi i afateve të ndërtimit të “Rrymës Jugore”. Disa ekspertë nga Komisioni Evropian komentuan në media se me këtë nxitim të projektit Rusia nuk do të shmangë detyrimet kundër monopolit dhe ato ekologjike të BE-së. KE-ja disa herë me radhë ka bërë të ditur se nuk është njoftuar me planet paraprake të “Rrymës Jugore”, sidomos për sa i përket ndikimit të gazsjellësit mbi mjedisin. Përveç kësaj, direktivat për tregun energjetik duhej të aplikoheshin në legjislacionet e vendeve anëtare deri më 3 mars të 2011-ës. Në fakt Bullgaria ende nuk ka miratuar tërësisht legjislacionin evropian në këtë sektor dhe shkel procedurat. Rusia jo vetëm se ngutet me dokumentet, po gjithashtu vepron. Që nga korriku i këtij viti Rusia filloi të ndërtojë pajisjet e duhura në territorin e saj dhe parashikon të startojë degën detare të “Rrymës Jugore” gjatë dhjetorit.

Ndërtimi i gazsjellësit në Bullgari do të nisë gjatë korrikut të 2013-ës. Projekti është me vlerë mbi 3 mlrd euro. Sipas parashikimeve të qeverisë pas 15 vitesh pasi të lëshohet në qarkullim gazsjellësi, të gjitha shpenzimet kapitale do të rikthehen. Tubi i gazit në Bullgari do të jetë i gjatë 540 km dhe do të vendosen tre kompresorë. Terminali me anë të të cilit do të merret gazi do të ndërtohet në qytetin Provadia të rrethit të Varnës. Bullgaria pajtohet me projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, por nuk do të marrë pjesë në financimin e ndërtimit të tij. Paratë i jep “Gazprom”-i, kurse Bullgaria do të shlyejë pjesën e saj duke paguar taksë tranzitimi.

Duke nënshkruar dokumentet e “Rrymës Jugore”, Bullgaria shpreson në uljen e çmimit të gazit rus vitin që vijon. Ministri Bullgar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Deljan Dobrev pret që çmimi të ulet me më se 11 për qind. Bullgaria konsumon 3 mlrd metra kubi në vit. “Po të bjerë çmimi me 1 dollar, kjo do të thotë 3 mln dollarë në vit”, komentoi ministri Dobrev, duke shtuar “ne luftojmë për çdo dollar dhe çdo cent”. Shpresojmë së Bullgaria do të luajë mirë rolin e saj dominues në këtë situatë për të përballuar çmimet monopoliste të gjigantit rus të gazit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD