Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fusha e sigurisë u bë me prioritet në bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe SHBA-së

Gjatë bisedimeve, të cilat filluan në Bullgari gjatë tetorit të vitit të mëparshëm, ministri Cvetanov dhe drejtori i Shërbimit Sekret, z. Mark Sullivan ranë dakord për krijimin e grupit të përbashkët operativ për luftim të kriminalitetit të organizuar.
Foto: BGNES
Këtë javë Ministri i Punëve të Brendshme, z. Cvetan Cvetanov, po realizon një vizitë pune në SHBA. Deri tani ai pati takime si me disa përfaqësues të lartë të autoriteteve amerikane të sigurisë dhe mbrojtjes, po ashtu dhe me disa ekspertë të luftimit të terrorizmit. Një pjesë e madhe e bashkëbiseduesve të ministrit Cvetanov tashmë kanë qenë në Bullgari. Bie në sy që fusha e sigurisë u bë me prioritet në bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe SHBA-së.

Së pari, ministri bullgar realizoi një takim me këshilltarin e posaçëm të presidentit Obama për çështjet kundër terrorizmit, z. Xhon Brenan. Ai i fundit bëri vizitë në Bullgari pesë ditë pas aktit terrorist në Burgas. Ministri Cvetanov e vuri atë në dijeni për të bërat e qeverisë bullgare në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe të trafikut të narkotikëve. Në këtë lidhje z. Brenan vuri në dukje se Bullgaria mund të jetë shembull i vazhdueshmërisë dhe këmbënguljes për shumë vende. U bë e qartë se këshilltari amerikan në emër të Obamës i ka bërë ftesë Kryeministrit Bullgar, Bojko Borisov, që të vizitojë SHBA-në gjatë muajit dhjetor. Si duket, dialogu për çështjet e sigurisë në mes të Bullgarisë dhe SHBA-së do të vazhdojë në nivel shumë të lartë.

Ministri Cvetanov pati takim edhe me drejtorin e FBI-së, Robert Mueller. Të dy shprehën kënaqësi me faktin se tri vitet e fundit ky ishte takimi i tyre i pestë që takim dëshmon për një bashkëpunim në nivel të lartë. Z. Mueller bëri të ditur se vitin e ardhshëm në Bullgari do të dërgohet edhe një agjent tjetër i FBI-së, specialist i luftimit të krimit kiber. Agjenti amerikan do të bashkëpunojë me Drejtorinë e Përgjithshme të Luftimit të Krimit të Organizuar. Po ashtu në Bullgari do të vijnë disa specialistë të Laboratorit Amerikan të FBI-së, që laborator konsiderohet më moderni në botë. Këta specialistë do të bëjnë projekt për zhvillimin e kapacitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me analizat e ADN-së.

Ministri Cvetanov pati bisedime me drejtorin e Shërbimit Sekret Amerikan (Secret Service), z. Mark Sullivan. Ky i fundit realizoi një vizitë në Bullgari gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Të dy u pajtuan që të krijohet një grup operativ agjentësh midis Shërbimit Sekret dhe Drejtorisë së Përgjithshme Bullgare të Luftimit të Krimit të Organizuar. Ky grup gjithashtu do të punojë në luftimin e krimit kiber. Bullgaria bëri propozim që të organizohen trajnime, takime dypalëshe në nivel ekspertësh dhe diskutime të praktikave më të mira profesionale. Z. Sullivan nxori përfundimin se “ne përfaqësojmë dy vende të ndryshme, por njëkohësisht punojmë si një skuadër.”

Në Departamentit Amerikan të Shtetit ministri bullgar u takua me shefin e Zyrës së Luftimit të Terrorizmit, z. Daniel Benxhamin, i cili ishte në Bullgari një muaj më parë. Të dy u pajtuan për shtimin e orëve të trajnimit të nëpunësve të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme.

Deri në fund të vizitës së tij në SHBA ministri Cvetanov do të realizojë takime edhe me disa bashkëbisedues të tjerë të njohur mirë, mes të cilëve është sekretarja për çështjet e sigurisë së brendshme, znj. Xhanet Napolitano. Kjo e fundit ishte në Bullgari gjatë muajit tetor, kurse para dy javësh në një letër dërguar ministrit Cvetanov ajo kishte shprehur dëshirë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kufitare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD