Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e Arkitekturës në Sofje: në kërkim të lidhjes arkitekturë-kulturë

Edicioni i sivjetshëm i festivalit arkitekturor është në mbështetje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019.
Foto: Maria Peeva

Edicioni i sivjetshëm i Javës së Arkitekturës në Sofje (Sofia Architecture Week – SAW) fton publikun dhe rrjetet profesionale për debat të gjerë rreth lidhjes arkitekturë – kulturë. Organizatorë janë revista “Një” me ndihmën e Fondacionit “Amerikë për Bullgarinë” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës ku nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor do të zhvillohen aktivitetet kryesore. Partner mediatik i festivalit është edhe Radioja Kombëtare Bullgare.

“Sivjet vendosim temën për kulturën sepse u forcuan përpjekjet e shtetit dhe të kryebashkisë për zhvillimin e hapësirave kulturore – shpjegon koordinatorja programore e SAW, znj. Bojka Ognjanova. – Duke përpiluar janë strategjitë kombëtare dhe të Sofjes për kulturë. Ka mundësi të shkëlqyeshme për realizimin e projekteve përmes përgatitjes së planeve të integruara për rimëkëmbje dhe zhvillim urban. Ky përqendrim i aktiviteteve jep mundësi për zbatimin e ideve reale. Synimi i programit ynë është të mblidhem të gjithë pjesëmarrësit për t’i bashkuar përpjekjet. Shpresojmë se edhe publiku do të marrë pjesë aktivisht në këtë proces. Çdo ditë ia kemi kushtuar një grupi artesh, duke ftuar rrjetet profesionale të marrin pjesë mbi temat.”

Edicioni i sivjetshëm i Javës së Arkitekturës realizohet në mbështetje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Në panelin “Sofja 2019” arkitektë, artistë dhe producentë të njohur, si edhe menaxher të kryeqyteteve të mëparshme të kulturës do të hartojnë iniciativa të vijueshme mbi kandidaturën.

© Foto: Maria Peeva

Prezantimi i projektit për hartim të hapësirave për kulturë në Sofje

“Tema për Kryeqytet Evropian të Kulturës u theksua përmes projektit të vet të festivalit – hartimi i hapësirave për kulturë në Sofje, i udhëhequr nga Shoqata “Transformatorë”. Projekti sistematizon mbi 1200 objekte – një resurs i madh i cili do të tregohet përmes ekspozitës. Shpresojmë se ky të jetë thelbi i kandidaturës”, është e bindur Bojka Ognjanova.

Si gjithmonë SAW do të prezantojë tendencat globale përmes kumtesave dhe prezantimeve të disa prej emrave më të njohura të arkitekturës botërore. Në panelin e posaçëm “Përparimi aziatik” arkitektë nga Kina, Koreja dhe Japonia do të tregojnë mënyra innovative dhe shpejtësinë e punës në këtë kontinent. Në kuadër të festivalit do të prezantohen rezultatet e konkurseve për mjedis urban – për transformim të Sheshit “Sllavejkov” dhe të hapësirës dhe monumentit para Pallatit Kombëtar të Kulturës. Janë organizuar shëtitje tematike arkitekturore në disa prej ndërtesave më interesante publike në Sofje si Pallati Kombëtar i Kulturës, Opera, Radioja Kombëtare Bullgare etj. Për adhuruesit e kinemasë do të prezantohen tituj interesante mes të cilave “Ndenja për qytet”, producuar nga SAW. Organizatorët kanë menduar edhe për më të vegjlit të cilët janë ftuar në punishte dhe laboratori të posaçme fëmijërore.

© Foto: Maria Peeva

SAW përsëri organizon punishte arkitekturore për fëmijë

Me afrueshmërinë e vet ndaj publikut të gjerë, SAW u bë aktiviteti më i madh për arkitekturë në Bullgari. “Për këto pesë vite SAW u bë jo vetëm një festival për arkitekturë, por edhe një platformë për realizimin e projekteve reale dhe për debate rreth temave aktuale për qytetin tonë. Ide realizohen edhe përmes konkurseve të cilat organizojmë me partnerët tanë në provë të iniciojmë tema dhe projekte. Në to çdo një qytetar mund të përfshihet dhe ashtu të ndikojë mbi qytetin. Shpresojmë se edhe gjatë këtij viti ky të bëhet fakt”, përfundon koordinatorja programore e Javës së Arkitekturës në Sofje, znj. Bojka Ognjanova.
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD