Bullgaria mbetet një shtet i korruptuar, por tashmë nuk radhitet në vendet e para të BE-së në këtë fushë. Këtë e tregojnë rezultatet e një anketimi të Asociacionit “Transparencë pa kufi” për indeksin e korrupsionit gjatë vitit 2012. Para Bullgarisë radhitet vetëm Greqia, por për nga disa tregues, Bullgaria ka tregues më të mirë se sa Italia. Sipas të dhënave situata në sektorin shtetëror edhe në shtetet e tjera të zonës evropiane keqësohet, për shkak të krizës.
Klasifikimi botëror hartohet sipas shkallës nga 0, gjë që tregon më shumë korrupsion, deri në 100 – mungesa e korrupsionit. Në anketim u përfshin 176 vende. Bullgaria radhitet në vendin e 75-të me 41 pika bashkë me vende si Liberia, Mali i Zi dhe Tunizia. Mund të thuhet, se Bullgaria shënon një avancim, në krahasim me rezultatet e vitit 2011, kur zinte pozitën e 86-të. Mirëpo, sivjet Bullgaria mbetet mbrapa vendeve si Maqedonia, e cila është kandidate për BE-në. Shtetet, në të cilët u regjistrua më pak korrupsion gjatë vitit 2012 janë Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda – me nga 90 pika. Shtetet më të korruptuara janë Somalia, Koreja e Veriut dhe Afganistani – me nga 8 pika. Sipas Asociacionit “Transparencë pa kufi” BE-ja nuk pranon Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në ato dy shtete – nën 50 pika. Analizuesit e asociacionit i rekomandojnë qeverisë bullgare punë sistematike në luftimin e korrupsionit, financim transparentë, kontroll të rreptë të prokurimeve publike, ligje të qëndrueshme dhe politikë ndëshkimore.
Bullgaria as është vendi i vetëm, as është vendi më i korruptuar në BE-në – komentoi eurodeputetja Marija Nedellçeva-Gabriell. Që nga viti 2009 vendi bënë përpjekje të mëdha në luftimin e korrupsionit. Për arritjen e një suksesi më të dukshëm në luftimin e këtij fenomeni tanskombëtar është i domosdoshëm një partneritet më të mirë në nivel evropian. Sipas zonjës Nedellçeva luftimi i korrupsionit në BE-në prej kohe është në qendrën e vëmendjes së Parlamentit Evropian. Lidhur me këtë ajo thekson: “Prej disa muajsh zhvillohen debate mbi këtë temë. Në bashkëpunim me ekspertë të sistemeve gjyqësore të vendeve të BE-së, Evropolit, Rrjetit Evropian të Bashkëpunimit Gjyqësor caktohen problemet dhe zgjidhjen e tyre. Duhet të theksohet, se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk janë probleme vetëm të shteteve të veçanta, por të mbarë BE-së. Ato janë fenomene, që nuk kanë kufi. Prandaj është e domosdoshme të hartohet një politikë e përbashkët evropiane, e cila të ndiqet nga të gjitha vendet e BE-së. Krahas kësaj duhet të përkufizohen ato fenomene dhe të krijohet baza e domosdoshme e të dhënave. Duhet të kualifikohen kuadrot, që punojnë në këtë fushë dhe shtetet të shkëmbejnë midis njeri tjetrit praktikat më të mira.”
Pyetjes, si mund ta sigurohen bullgarët, se shteti i tyre nuk është më i korruptuari në BE-në, eurodeputetja nga partia GERB Marija Nedellçeva-Gabriell iu përgjigj: “Çështja është shumë delikate. Është fakt, se nuk ka një bazë të dhënash për të gjitha 27 vendet anëtare të bashkimit. Prandaj në anketimin hyjnë vetëm shtetet, që kanë siguruar informacionin e domosdoshëm. Dhe në se Bullgaria citohet shpesh, kjo i detyrohet faktit, se ajo iu ka dhënë këtë informacion partnerëve të BE-së. Shumë pak janë të dhënat, nga të cilat shihet gjendja e korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo në BE-në. Shpesh vetëm 17 nga vendet anëtare sigurojnë informacionin e domosdoshëm. Prandaj është shumë e vështirë të bëhet një analizë objektive. Është e qartë, se për krijimin e një tabloje të saktë është e domosdoshme të merren në konsideratë të dhënat e të gjitha 27 anëtarëve të bashkimit njëkohësisht. Vetëm kështu do të evitohen paragjykimet negative lidhura me Bullgarinë dhe Rumaninë. Nga disa dëgjime publike doli, që vende si Italia gjithashtu kanë probleme si ata që kemi edhe ne.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..