Mauzoleu, Parku i Skobelevit, panorama “Epopeja e Plevenit 1877”, tri shtëpitë muze, Mauzoleu rumun dhe parku memorial në fshatin Grivica... Në qoftë se jeni në zemrën e Bullgarisë Veriore, medoemos duhet të vizitoni krahinën e Plevenit, që të njiheni me këto monumente të lidhura me Luftën çlirimtare ruso-turke nga viti 1877-1878.
© Foto: imagesfrombulgaria.com
Shumica e muzeve punojnë pa ditë pushimi, pavarësisht nga stina, dhe kështu është tashmë disa dekada me radhë. Rryma e turistëve është e konsiderueshme. Pleven ka ruajtur në të hapur, ose në godinat e muzeve, armë unikale, harta ushtarake, uniforma dhe shumë sende nga rrethimi pesëmujor dhe betejat midis trupave ushtarake turke dhe ushtrisë ruse gjatë Luftës Çlirimtare për Bullgarinë. Në një artikull të vet historiani doc. Millko Asparuhov, drejtor i muzeve ushtarako-historike në Pleven, shkruan:
“Gjatë luftës qyteti kishte një rëndësi të madhe ushtarake, politike dhe strategjike, kurse Epopeja e Plevenit u bë një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e tij. Betejat afër Plevenit janë jashtëzakonisht të rëndësishme në Luftën Çlirimtare dhe kanë luajtur një rol vendimtar për përfundimin e saj të suksesshëm. Qyteza e panjohur deri atëherë në vitin 1877 tërhoqi vëmendjen e komunitetit botëror. Liria u fitua së pari në Pleven. Pas fitores vlerësimi i urtë i qytetarëve të Plevenit u shpreh para perandorit rus Aleksandër II me fjalët: “Çlirimi i Plevenit – ky është agimi i çlirimit të Bullgarisë së lashtë”.
© Foto: panorama-pleven.com
Ushtria ruse, në të cilën morën pjesë dhe trupa rumune, sulmoi pa sukses kodrat e gjelbra rreth Plevenit. Tri herë. Kishte shumë viktima. Pas mossuksesit komandantët rusë ndryshuan taktikën. Pas një rrethimi tremujor garnizoni turk humbi betejën më 10 nëntor të vitit 1877. Osman Pasha – një prej udhëheqësve më të talentuar turq ia dorëzoi simbolikisht shpatën gjeneralit Ganeckij.
© Foto: arkiv
Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa..
Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..
Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..