Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësi i vitit – bashkitë bullgare

Administratat bashkiake morën pjesën më të madhe të dekoratave “Punëdhënës i vitit”
Foto: BTA
Sipas traditës në fund të çdo viti Agjencia e Punësimit dallon institucionet dhe firmat, të cilat kanë hapur më shumë vende pune dhe në këtë mënyrë kanë pakësuar papunësinë në regjionet e veçanta të vendit. Mjerisht, gjatë vitit 2012, biznesi mbetet në pozita të pasme. Kriza dhe ngushtimi i detyroi shumë punëdhënës jo vetëm që të mos emërojnë në punë personel, por dhe të bëjnë shkurtime. Prandaj heronjtë kryesorë në luftën me papunësinë gjatë vitit 2012 dolën baskitë, të cilat me ndihmën e financimit evropian në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” krijuan punësi, pavarësisht dhe të përkohshme. Pikërisht administratat bashkiake morën pjesën më të madhe të dekoratave në konkursin e përvitshëm “Punëdhënës i vitit”.

Ndërmjetësit e punës në zyrat e punës në vend kanë gjetur vende pune për pothuajse 106 mijë veta, me afro 7500 më shumë nga viti i kaluar, vuri në dukje ministri social Totju Mlladenov. Kurse mbi projektet, të drejtuar nga Agjencia e Punësimit në kuadër të Programit Operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore” iu sigurua punë me financim për 70 mijë njerëzve. Ata punojnë kryesisht mbi spastrimin e qytezave, nëpër rrjetin rrugor dhe në veprimtari të ndryshme ekologjike. Dhe kjo është diçka, me kusht se të papunët në vend janë rreth 400 mijë veta.

U dekoruan 31 punëdhënës në 10 kategori. Vend të tretë në kategorinë “Punëdhënës, i cili ka hapur më shumë vende pune në kuadër të programeve dhe masave për punësim” mori Bashkia e qytetit Bellogradçik, në Bullgarinë Veriperëndimore, një rajon me papunësi të lartë. Bashkia ka marrë në punë rreth 246 të papunë. “Jo e këndshmja është se Bashkia është punëdhënëse kyçe në regjion – vuri në dukje kryebashkiaku, z. Boris Nikollov. – Mendoj se, kjo nuk është në interes të ekonomisë, sepse nuk krijojmë produkt me mbivlerë. Prandaj duhet të përkrahim biznesin dhe sipërmarrësit, të cilët kanë krijuar vende pune, të dekorohen dhe jo baskitë”. Prioritet në politikën e tregut të punës gjatë vitit 2012 është lufta me papunësinë mes njerëzve të rinj. Biznesi dhe shteti përmes masave të ndryshme për punësim me një financim evropian dhe mjete nga buxheti i shtetit u kanë dhënë punë mbi 51 mijë të rinjve deri në moshë 29 vjeçare. Bashkia Vëllçi doll, rrethi i Varnës rrëmbeu dekoratën e parë në kategorinë “Punëdhënës, i cili ka emëruar më shumë të rinj në kuadër të Programit Operativ “Zhvillim” – 94 veta. Për Radio Bullgarinë kryetarja e baskisë Penka Jordanova tregon:
“Të papunët në krahinën tonë janë njerëz me një arsim fillor ose të mesëm. Duke pasur parasysh këtë fakt, ne morëm pjesë në programet “Zhvillim” duke arsimuar të rinj dhe jo vetëm të rinj, të punojnë si gjelbërues, si punonjës në ndërtim dhe ekologë. Që nga data 3 dhjetor kemi marrë në punë akoma 15 të rinj deri në moshë 29 vjeçe, të cilët do ta ndihmojnë administratën vendase në qytetet. Të tjerët tanimë e kaluan arsimimin e vet, janë të shpërndarë në fshatrat e bashkisë. I jam shumë mirënjohëse ekologëve, me qenë se gjatë muajve të fundit ata na dhanë mundësi të përgatitemi për dimrin.” Prapë së prapi është e mjerë se, baskitë janë punëdhënësit kryesorë, gjithashtu është e mendimit, znj. Penka Jordanova. Por, kjo është shans për të papunët, thotë akoma ajo.

A ka gjallërim në biznes, i cili si rregull duhet të krijojë vende pune?

“Ne jemi rajone agrare, pasuria jonë është toka dhe kryesisht arendatorët janë ata, të cilët janë më mirë nga ana financiare – shënon zonja Jordanova. – Por tek ta hyri teknika moderne, kurse kjo është premisë për pakësimin e numrit të personave të zënë. Biznesi tjetër është i vogël – kemi qumështore, reparte të vogla për paketim. Por ka dhe një tendencë që njerëzit të drejtohen ndaj rritjes së kafshëve. Politika në bujqësi është që mjetet në kuadër të Programit për zhvillimin e rajoneve fshatare të drejtohen për subvencionimin e blegtorisë dhe të prodhimit të perimeve. Te ne vijnë njerëz, të cilët duan të blejnë ose të marrin një tokë bashkiake për sera. Që është një gjë shumë e mirë, sepse aty do të jenë të zënë ata, të cilët kanë nevojë për punë. Kurse njerëzit duan të punojnë.”

Prapë së prapi, shton Penka Jordanova, mjaft të rinj nga regjioni ynë emigrojnë. Në Londër ka shumë bashkatdhetarë tanë, thotë ajo, po kështu edhe në Poloni, Çeki dhe Itali.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD