Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe mjekët dalin në protesta

Foto: BTA
Vala e protestave, e cila ka përmbushur të gjithë vendin, nuk i kaloj dhe mjekët bullgar. Mosfinancimi i sistemit, jotransparenca e shpërndarjes së mjeteve nga Qendra Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor dhe monopoli nga ana e Qendrës – ato janë shkaqet e pakënaqësisë së anëtarëve të Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. Protesta është nën moton “Për shëndetin dhe shpëtimin e kombit!” Për të është zgjedhur data 28 shkurt.

“Ne kemi negociuar kushtet e financimit, pot në momentin e fundit ato u ndryshuan dhe na dorëzuan dokumente të tjera, të cilat na kërkojnë që t’i firmosim. Ne refuzuam – shpjegon dr. Diana Çinarska, anëtare e Këshillit Drejtues të Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. – Si rezultat të kësaj Qendra Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor doli me një pozitë dënuese – për kufizimin e taloneve, me të cilat mjekët familjarë mund t’i dërgojnë pacientët e vet për konsultim me specialist. Këto talone u sigurojnë një shërbim mjekësor falas personave me sigurime shëndetësore. Ato u pakësuan deri më 30 për qind në regjionet e ndryshme të vendit. Kjo na ve në një situatë të rëndë dhe në një dilemë të vendosim se cilin pacient të mjekojmë. Ne e ndiejmë veten të kufizuar në praktikumin e profesionit tonë. Protestojmë, që të mund denjësisht t’i mjekojmë pacientët tanë sipas të gjitha rregullave mjekësore, ashtu siç mjekojnë kolegët tanë në Evropë. Kuptohet, ne nuk flasim për një shpërdorim por për një harxhim të arsyeshëm të mjeteve, por duam liri të mendimit mjekësor. Duam që pacientët tanë të shërohen në frymën e praktikës së mirë mjekësore dhe të kenë prani të barabartë deri tek të gjitha spitalet mjekësore, të garantuar nga kuotat e tyre shëndetësore.”

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë këmbëngul për dorëheqjen e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor dr. Pllamen Cekov dhe heqjen e të gjitha metodikave rregulluese të cilat kanë çuar deri në vështirësi spitalet të kujdesen për qytetarët bullgarë. Deri në vendimin për protestë të mjekëve u arrit pas sinjaleve të shumta të ardhura nga i gjithë vendi për kushtet e paleverdishme, të cilat i propozon Qendra Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor spitaleve gjatë vitit 2013. Sipas drejtorëve të spitaleve të shumta kjo do të çojë deri në shkurtim të personelit, mbylljen e reparteve të tëra për një kohë të caktuar dhe pamundësi që pacientët të mjekohen. Prognoza shqetësuese përmenden për shembull për spitale të tilla të shënuara si Instituti për Ndihmë të Shpejtë “Pirogov”, Spitali “Shën Ekaterina” dhe Spitali i Kardiologjisë Kombëtare. Nga Spitali “Pirogov” njoftuan se, në bazë të rekomandimeve të caktuara dhe të shpenzimeve për ndihmën spitalore për këtë vit akoma më 20 shkurt spitali duhej ta ndërpriste veprimtarinë e vet më të paktën për 3 muaj. Nga Bashkimi i Mjekëve Bullgarë protestojnë dhe kundër vendimit që me mjete nga Qendra Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor të mbulohen financiarisht veprimtari, të cilat deri përpara kohe ishin detyrim i shtetit, si për shembull imunizimet dhe procedurat in-vitro. Sipas tyre kjo e ngarkon në mënyrë suplementare Qendrën Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor dhe vështirëson punën e mjekëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD