Dy javë me radhë Shoqata Bullgare e Bletarëve organizon protesta në qytete të ndryshme të vendit – Shumen, Varna, Silistra, Razgrad, Tërgovishte. Shoqata kërkon që të ndalohet përdorimi i pesticideve të cilët asgjësojnë bletët. Me rastin e 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, bletarët organizojnë një protestë kombëtare në Sofje. Dihet se asgjësimi i bletëve çon në fundin e botës. Çfarë kërkojnë bletarët bullgarë?
“Arsyeja e hedhjes në protestë ishte se përfaqësuesi bullgar në Drejtorinë e Bujqësisë pranë Komisionit Evropian votoi “i abstenuar” në propozimin e ndalimit të pesticideve të dëmshme Neonicotinoid në BE.” Këtë e sqaron znj. Daniella Çelebieva, anëtare e Këshillit të autorizuar të Shoqatës Bullgare të Bletarëve, duke shtuar: “Më 26 prill ose më 2 maj vijon të rivotohet kërkesa për ndalimin e pesticideve. Kështu që, duke protestuar ne shpresojmë se përfaqësuesi bullgar në KE do të rishqyrtojë pozitën e tij. Ndryshe, Shoqata e Bletarëve insiston për miratim të njëanshëm të ndalimit të pesticideve jo më vonë se vjeshta e 2013-ës. Që nga viti 2011 në Bullgari filloi të shfaqet dukuria e vdekshmërisë së lartë dhe e zhdukjes të bletëve.”

© Foto: BTA
Në kuadër të fushatës “Për bletët dhe njerëzit” më 2011 u bë një sondazh sipas të cilit 63 për qind e bletëve janë zhdukur për shkak të pesticideve helmuese. Në 2012 rreth 200 bletë janë zhdukur në Bullgari që do të thotë 20 për qind e të gjitha bletëve të rritura në vend. Këto të fundit numërtojnë rreth 1 mln. Problemi me pesticidet Neonicotinoid nuk është helmi i drejtpërdrejtë. D.m.th. me këto pesticide trajtohen farat e kolzës vajëse, lulediellit, misrit dhe të pambukut. Pra, lëngu dhe pjalmi i tyre shndërrohet në helm për bletët. Sipas ekspertëve, pesticidet çojnë në pakësimin e imunitetit të bletëve, në sensibilitetin e sëmundjeve dhe kështu shkurtojnë jetën e tyre.
“Për mendimin tonë, pesticidet ndryshojnë fiziologjinë e bletëve – thotë znj. Çelebieva. – Bletët nënë të cilat zakonisht jetojnë deri në 7 vjet, tashti zhduken pas një viti. Bletët dimërore të cilat zakonisht jetojnë përafërsisht 6 muaj, tashti nuk mbijetojnë më se 4 muaj. Shumica e bletarëve kur të hapin kosheret gjatë prillit i gjejnë ato bosh. Kjo dukuri vërehet më tepër andej ku përreth ka të mbjella me kolzë vajëse. Problemet në Bullgari janë nga 3-4 vjet kur në vend filloi të mbjelluri kolzë vajëse në masë destinuar prodhimit të biodizelit. Shoqata mbledh informacion në të gjitha qoshet e vendit dhe sipas të dhënave gjatë 2010-ës vdekshmëria tek familjet e bletëve ka qenë rreth 10 për qind, gjatë 2011-ës e njëjta ka arritur afro 30 për qind. Edhe gjatë 2012-ës duket se do të jetë 30 për qind. Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pas dy vjetësh familjet e bletëve do të zhduken.”
Në Bullgari dhjetëra firma importojnë fara të trajtuara me pesticidet e dëmshme. Në shumicën e rasteve ndërmarrësit nuk janë në dijeni se çfarë fara blejnë. Në vend flitet shumë pak rreh kësaj çështjeje, komentojnë bletarët.

© Foto: BTA
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..