Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori Akademik “Angell Manollov” – 80 vjet në skenë

Foto: arkiv
Kori “Angell Manollov” u themelua në vitin 1933 nga dirigjenti i madh bullgar Angell Manollov – i cili ishte udhëheqës i tij deri në fund të jetës së tij në vitin 1991. Në fillim ky ishte kor meshkujsh, kurse më vonë u bë kor i përzier. Për një kohë të shkurtër kori u bë etalonë e arritjeve të artit koral, kurse kompozitori i shquar bullgar Ljubomir Pipkov e quajti “rininë muzikore të popullit tonë”. Aktualisht në formacion këndojnë 64 veta, dirigjentja e tyre është Darena Popova.

“Ndoshta nuk ka kor tjetër në Bullgari me një veprimtari kaq intensive koncertesh – tregon Darena Popova. – Shpresoj se kam kontribuuar edhe unë për këtë reputacion. Tashmë 15 vjet jam udhëheqëse e korit. Çdo një stinë marrim pjesë në minimum dy festivale, ose konkurse në Bullgari dhe jashtë dhe gjithmonë kthehemi me çmime. Gjatë vitit 2013 do të shënojmë përvjetorin e 80-të të Korit Akademik “Angell Manollov”. Festimi është nën patronazhin e nënpresidentes Margarita Popova. Koncerti do të zhvillohet më 12 qershor në sallën Bullgaria në kuadrin e festivalit “Javët muzikore të Sofjes”.

Disa prej titanëve të mëdhenj të artit tonë operistik si Boris Hristov, Anna Tomova-Sintova etj. filluan karrierën e tyre muzikore pikërisht nga Kori Akademik “Angell Manollov”. Kori ka marrë çmime nga pothuaj të gjitha vendet evropiane. Disa herë ka fituar çmime në forume prestigjioze ndërkombëtare në qytetet spanjolle Kantonigros dhe Torevieha. Në qytetin e njëjtë gjatë vitit 2005 në edicionin e 51-të koral ndërkombëtar Darena Popova mori çmimin për dirigjente më të mirë “Jose Hodar”. Në kartëvizitën e korit është përfshirë çmimi “Lira e artë” nga Bashkimi i Koreografëve dhe Muzikantëve në Bullgari, si dhe një numër i madh arritjesh të tjera.

Repertori i Korit Akademik “Angell Manollov” përbëhet prej veprash klasike korale, si dhe prej veprash moderne. Për shkak të pjesëmarrjeve të tyre të pandërprera në konkurse, kori mëson rreth 25 kompozime të reja në kuadrin e një stine. “Për fat të keq sivjet nuk mund të marrim pjesë në festivalin “Muzika e re bullgare”, sepse grafiku ynë është tepër i ngarkuar.” – thotë Darena Popova.

Po të doni të dëgjoni interpretime të zgjedhura të korit klikoni mbi ikonën AUDIO!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD