Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OJQ u ofrojnë të rinjve “karrierë me kauzë”

Ditën e shtunë, më 18 maj mbi 30 organizata joqeveritare bullgare do të paraqesin mundësi stazhi e pune për të rinjtë nga kryeqyteti dhe vendbanimet e Bullgarisë Perëndimore. “Karrierë me kauzë”, ashtu organizatorët nga Shoqata “RE-AKT” e kanë quajtur ekspozitën e punëdhënësve. Në takimin midis tyre dhe të rinjve në lidhje me karrierën në fushën sociale do të lindin ide të reja.

Te një papunësi rinore pothuajse 30 për qind çdo mundësi për të gjetur punë ka rëndësi. Punësimi në sektorin joqeveritar e mundëson të riun për të avancuar në profesion, nga njëra anë, dhe nga tjetra – të mësohet të punojë në dobi të shoqërisë. Në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrid” do të organizohet një ekspozitë. Këtë e bën z. Ljuben Georgiev, kryetar i Shoqatës RE-AKT. Kjo e fundit punon me fëmijë dhe të rinj në gjendje të vështirë dhe që sivjet merret me problemet e papunësisë rinore. Sipas z. Georgiev stazhi në ndonjë organizatë joqeveritare mund të jetë shumë më i dobishëm se ai në firmë.

“Ideja është që të rinjtë në Sofje dhe vendbanimet në afërsi të mësojnë më shumë rreth punës në sektorin joqeveritar, rreth mundësive për stazh dhe aktiviteteve vullnetare – thotë kryetari. – Ata duhet të dinë se këto organizata janë vende ku mund të bëjnë karrierë në dobi të shoqërisë. Organizatat joqeveritare ofrojnë të paktën stazh për të rinj. Nëse dikush është duke kërkuar një pozitë të caktuar pune, ai mund të informohet në ekspozitë dhe të lërë CV dhe letër motivimi. Pra, punësimi nuk mund të garantohet për secilin.”

Për mendimin e z. Georgiev rinia bullgare ka mjaft potencial, ide të mira dhe dëshirë për të jetuar në një Bullgari më të mirë. Me rëndësi është që të jenë aktivë dhe të mësojnë të mbrojnë pozitën e tyre të qytetarëve. Mes organizatave joqeveritare janë Caritas Sofia, Bashkë në orë, fondacioni E ardhmja sot etj. Sa për Shoqatën RE-AKT, ajo punon dhe me fëmijë me aftësi të kufizuara mendore nga internati në qytetin Rakitovo. Shoqata organizon kurse të gatimit dhe kështu ndihmon të rinjtë të cilët së shpejti do të largohen nga internati. Para pak kohësh përfundoi fushata e grumbullimit të biçikletave të vjetra. “Mësuam fëmijët të ndreqin biçikletat kështu që një ditë ky mund të bëhet profesioni i tyre”, tha z. Georgiev.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD