Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Platforma elektronike bashkon shërbimet ueb për studentët

Foto: campus.egov.bg
Studentët bullgarë kanë qasje te shërbimet e ndryshme ueb lidhur me arsimin dhe realizimin profesional. Kjo u bë e mundur falë platformës elektronike campus.egov.bg, e cila përmbledh faqe të ndryshme akademike në internet. Projekti u realizua me ndihmën e ministrit të zhvillimit të qeverisë elektronike, Roman Vasilev dhe të ministrit të kulturës Nikollaj Milloshev. Platforma mundëson studentët dhe pedagogët në përdorimin e shërbimeve ueb, duke zgjedhur më të rëndësishmet për ta.

© Foto: BGNES

Roman Vasilev
“Pjesëmarrja në campus.egov.bg siguron shpërblime atraktive, si p.sh., kurse online, qasje te burimet e ndryshme të informacionit dhe të arsimit, moderatorë në forume të ndryshme, etj”, sqaroi prof. Milloshev. Më hollësisht rreth përparësive të platformës së re elektronike foli z. Vasilev: “Konviktet në vend kërkojnë të kenë Wi-Fi falas dhe në campus.egov.bg të shtohen shërbime të reja elektronike. Bëhet fjalë jo vetëm për mundësitë e stazhit, por dhe për shërbime bashkiake dhe administrative. Me shumë rëndësi është se platforma identifikon vendndodhjen e studentit sipas llogaritjes së tij. P.sh., nëse është student në Plovdiv, në vend të parë platforma nxjerr shërbimet e Bashkisë së Plovdivit. Platforma jep informacionet e fundit.”

Ndaj platformës elektronike janë të integruara dy projekte të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës. Këto janë “Bursat për studentët” dhe “Praktika për studentët”. Aktualisht në sistemin ueb të “Praktikës për studentët” janë regjistruar 4 350 punëdhënës, kurse shpalljet e postuara janë mbi 6 400.

“Për herë të parë në Bullgari studentët, pedagogët, punëdhënësit dhe përfaqësuesit e universiteteve do të realizojnë së bashku këtë proces në Internet – komentoi znj. Mirella Hanxhieva nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. – Çdo hap do të bëhet online: aplikimi, miratimi, realizimi etj. Kështu sigurohet transparenca e gjithë procesit akademik. Secili nga përdoruesit e shërbimeve ueb mundësohet të paraqesë veten në mënyrën më të mirë të mundshme. Secili student do të shohë shpalljet për vende të lira pune. Qëllimi është që studentët të bëjnë praktikë sipas studimeve individuale.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD