Jolanta Delibozova ka një sajt interesant gatimi. Quhet “E shijshme me Joli”. Kuzhinierja sjellë receta jo të zakonshme në tryezën e përditshme. Me profesion është muzikante. I bie violonçelit në Filarmoninë e Sofjes. Është anëtare e kuartetit “Nebesni struni” (Telat e qiellit). Gatimin e ka hobi. Pohon se, ushqimi i përgatitur mirë kënaq njerëzit të cilët i ke përreth dhe njëkohësisht ndryshon ditën e saj të përditshme. Jolanta merret me muzikë dhe gatuan që nga mosha e vogël. Ka mbaruar në Shkollën Muzikore në vendlindjen e saj Burgas dhe ka mësuar recetat e qyshes së saj.
“Qyshja ime ishte kuzhiniere shumë e mirë, e zonja e ëmbëlsirave. I gjithë Burgasi e njihte atë – kujton Jolanta. – Shumë nga recetat i kam mësuar prej saj. Po ashtu nga shoqet e saj te të cilat më shpinte kur isha fëmijë. Një pjesë e madhe e recetave në sajt janë të gjyshes sime. Me rëndësi është jo vetëm shija e gjellës por dhe pamja e jashtme. Në vend të parë njeriu “ushqehet” nëpërmjet syrit, sidomos kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat. Prandaj gatimet që ofroj në sajt janë të shoqëruara me fotografi. Po të kesh imagjinatë, mund të bësh mrekulli në kuzhinë, Më vjen mirë kur marr vesh se dikush ma ka provuar recetat e mia dhe ka sjellë ndonjë gjë ndryshe.”
Para disa muajsh Jolanta organizoi një punishte ku fëmijë të moshës së ndryshme gatuan ëmbëlsira. Siç pohon ajo, të vegjlit u bindën se nuk ka gjëra të parealizueshme.
“Fëmijët u kënaqën shumë – thotë kuzhinierja muzikante. – Të njëjtën punishte organizojmë herë pas here në “Studio 5” të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Bobi Jocovit, që e kam shok dhe koleg, i erdhi ideja për projektin “Muzikë e shijshme”. Bashkojmë gatimin me muzikën e drejtpërdrejtë. Kam propozime interesante. Do të marrë pjesë në një projekt të popullarizimit të mjaltit. Doli se në Bullgari konsumi i këtij produkti është pakësuar ndjeshëm. Ndërsa në vend rritja e bletëve zhvillohet tepër mirë sepse ka kushte të favorshme. Pak dihet se në çatinë e një hoteli luksoz në Sofje rriten bletë.”

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh..