Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivalet operistike gjatë verës

Festivali i Sofjes “Opera në Park” filloi me shfaqen “Karmen”.
Foto: Архив
Është verë dhe spektaklet operistike dalin jashtë salloneve. Në skenat në të hapur gjatë mbrëmjeve të freskëta ato gëzojnë një publik të madh.

Gjatë vitit 2013 Opera Shtetërore e Plovdivit shënon tre përvjetorë të rëndësishëm. Prandaj edicioni i 30 operistik këtë vit në Plovdiv është me special. Sivjet mbushen 60 vjet nga themelimi i Shoqatës së Operës dhe Filarmonisë në qytetin e Plovdivit dhe jo në vend të fundit – tërë bota feston përvjetorin e 200-të të lindjes së kompozitorit të famshëm Xhuzepe Verdi. Programi i Festivalit Operistik në Plovdivin e vjetër është deri më 5 korrik. Fillimi i tij u vu me premierën e “Atilës” – një projekt i përbashkët me Institutin kulturor italian. Ekipi i spektaklit thotë se Amfiteatri disponon dekore natyrore, të përshtatshme për këtë operë. Ndër solistët ishin dhe këngëtarë bullgarë me karrierë botërore. Këngëtari i ri Dejan Vaçkov u mishërua në Atila, pas shfaqjeve të tij në Milano, kurse Krum Gëllëbov, i cili ka shfaqje në teatrin e njohur “Arena di Verona”, u mishërua në rolin e Encios. Festivali do të mbarojë me një koncert festiv me titull “Veprat më të bukura të Verdit”. Publiku do të kënaqet nga ariet e zgjedhura, duetet dhe këngët korale prej operave të kompozitorit.

200 vjet nga lindja e Xhuzepe Verdi dhe Rihard Vagner do të shënojë Opera e Varnës në festivalin në të hapur në teatrin veror të qytetit. Ai do të vazhdojë dy muaj – nga 21 qershori deri më 22 gusht. Festivali u hap me një premierë – interpretimi i veprës së Vagnerit “Holandezi fluturues”. Në rolin e holandezit dëgjuam Apostoll Milenkovin, i cili banon dhe punon në Austri. Për herë të parë publiku do të dëgjojë dhe leximin e ri të regjisorit Kuzman Popov të operës së dashur “Traviata”. Premiera e tretë në programin e “Operës në Teatrin Veror” është vepra e Verdit “Falstaf”, me dirigjent Stefano Segedoni.
Opera dhe Baleti i Sofjes përsëri gëzoi kryeqytetasit dhe miqtë e qytetit me një festival në të hapur – “Opera në Park”. Për herë të katërt në kopshtin e bukur të Akademisë Ushtarake u ndërtua një skenë me 500 vende për publikun.

Dy tituj operistikë u përfshin në program – “Don Karlosi” prej Verdit dhe “Evgenij Onegini” – një vepër e Çajkovskit. “Opera në park” filloi më 20 qershor dhe 10 ditë më vonë baleti i Teatrit të Kryeqytetit u nis për turneun e tij të parë në Angli. Ai do të vazhdojë një muaj. Bullgarët do të paraqitin në qytete të ndryshme 34 spektakle të veprave “Liqeni i mjellmave”, “Zhizeli” dhe “Don Kishoti”.

Festivali i tretë ndërkombëtar “Skena afër lumit”, i cili është duke u zhvilluar në Ruse, filloi me një premierë më 23 qershor në Teatrin Veror. Publiku pa spektaklin e ri të operës së njohur të Verdit “Aida”. Një mik i posaçëm i festivalit është këngëtari i njohur Kalludi Kalludov, i cili do ta mbyllë aktivitetin më 1 gusht me një koncert prej kanconetash të njohura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografia është ofruar nga Opera dhe Baleti i Sofjes
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD