Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Donka Miteva – një dirigjente bullgare në Gjermani

© Foto: donkamiteva.com

Donka Miteva jeton dhe punon më shumë se 10 vjet në Gjermani. Gjatë vitit 2002 ajo përfundoi degën e Dirigjimit Koral në Akademinë Muzikore “Panço Vlladigjerov” në Sofje. Pas kësaj u specializua në “Robert Schumann Hochschule” në Djuselldorf. Pas diplomimit të saj u emërua kor-mjeshtre dhe dirigjente në Mjunster. Ky është një teatër operistik, në të cilin bëhen nga 6-7 premiera gjatë sezonit. Prej dy vjetëve Donka Miteva jeton në Berlin dhe punon si drejtoreshë artistike dhe dirigjente e “Kolegium Muzikum Berlin”.

Për ta mësuar më shumë rreth karrierës së dirigjentes Donka Miteva në Gjermani dhe për të dëgjuar muzikë klasike nën shkopin e saj klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Hubenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD
Kamelia Todorova

"Vetmia"

Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..

botuar më 25-10-14 6.05.PD