Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me biçikletë në malet Rodope

Foto: newthraciangold.eu

Malet Rodope janë një vend mistik ku gjenden tempuj të lashtë dhe shtrihen vendbanime të paprekura nga qytetërimi i sotëm. Mënyra më e mirë për t’i njohur Rodopet është t’i hipësh biçikletës. Itineraret e posaçme për turizëm me biçikletë kalojnë poshtë e lartë kodrave, buzë formimeve shkëmbore, në afërsi të gropave të thella dhe nëpër livadhet ku shpërndahet era e barnave.

Itinerari më i ri në malet Rodope është me gjatësi 500 km. Ai kalon mes 18 vendbanimeve, afër 3 liqeneve artificiale dhe 3 lumenjve, si dhe nëpër lokalitete me gjurmë nga periudhat e ndryshme historike. Më së shumti biçikletistët të cilët e kalojnë itinerarin janë njerëz të rinj. Interes ka jo vetëm nga Bullgaria, por dhe jashtë vendit.

Itinerari kalon edhe buzë lumit Arda

Itinerari i ri është i ndarë në 17 shtigje, çdo prej të cilave kalohet brenda një dite. Gjatë rrugës biçikletistët orientohen falë shenjave të vendosura dhe ka hotele familjare ku mund të strehohen. Niset nga fshati Trigrad dhe mbërrihet në liqenin artificial Ivajlovgrad ku ka mundësi të mira për sporte uji dhe argëtime të tjera. Pjesa e kalueshme me pak vështirësi është ajo në lokalitetin “Bojnik planina” sipër qytetit Kërxhali. Pjesa e cila kalohet pa problem fare është tatëpjeta nga fshati Gorno pole deri te fshati Rabovo. Itinerari është i kalueshëm për fëmijët. Kështu që nuk ka lidhje mosha e biçikletistit. “Ne duam të inkurajojmë turizmin e qëndrueshëm në rajon” – thotë Mihaella Mirçeva nga projekti bullgaro-holandez “Ari i ri i trakëve”. Ky i fundit ndihmoi në realizimin e itinerarit në malet Rodope.

Hotelet familjare në fshatin Gorno pole ofrojnë komoditet për biçikletistët e lodhur

“Ideja është që biçikletisti të bëhet pjesë e ditës së përditshme të banorëve në mal – shpjegon znj. Mirçeva. – D.m.th. të njihet me traditat dhe zakonet vendase. Pse jo të përfshihet në ndonjë festival ose aktivitet tjetër. Për sa i përket strehimit në hotelet e vogla, ne i kemi kontrolluar ato. Pronarët e tyre janë njerëz të besueshëm dhe me kënaqësi u përfshinë në këtë rrjet.”

Dy vjet me radhë Kirill Makarov ka hulumtuar terrenin malor kështu që itinerari të jetë sa më i përshtatshëm për t’u ngarë biçikletë. Ideja është që distanca midis hoteleve të vogla të mos kalojë në mes vendbanimeve të mëdha dhe biçikletisti të jetë gjithmonë në gjirin e natyrës. Kirill Markov këshillon që ngasja e biçikletës të shoqërohet me argëtimet e tjera në rajon, si p.sh. kalërimi, peshkimi, vështrimi i shpendëve, ngjitja e malit, xhiroja me kajak në lumenj etj. Në hotelet e vogla ofrohen gjellë tradicionale, të cilat janë shumë të shijshme. Sipas fjalëve të Kirill Markov pronarët i lejojnë biçikletistët që të hapin tendë në oborrin e hoteleve. Po ashtu jepen biçikleta me qira. Në qendrat vendase të informacionit mund të gjeni hollësi rreth itinerarit dhe hoteleve të vogla.

Malet Rodope i mahnitin turistët me pamje të bukura.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: newthraciangold.eu, Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Platforma ikonike prej xhami "Maja" në malin Rodope është rinovuar

Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..

botuar më 25-11-23 6.50.PD
Foto: Facebook/Parada e Verës së Re

"Parada e Verës së Re" në Plovdivin e Vjetër magjeps me aromat dhe frymën e traditës

Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..

botuar më 25-11-22 6.55.PD

Bullgaria tani është pjesë e "Rrugës Evropiane të Verës"

Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..

botuar më 25-11-20 4.26.MD