Vera, deti dhe dashuria – këto janë temat të cilat ua japin tonin këngëve në edicionin e sotëm të rubrikës “Mini diskoteka”. Sipas traditës një pjesë prej këtyre këngëve janë krijuar posaçërisht për Festivalin e Këngës Pop “Burgasi dhe deti”, i cili u zhvillua në Teatrin e Verës të qytetit me të njëjtin emër. Sivjet Stefka Emilova fitoi çmimin e parë me baladën e kompozuar nga Svetosllav Mihajlov “Si t’ju them”.
Krahas programit të konkursit në Festivalin e sivjetshëm “Burgasi dhe deti” u zhvillua dhe koncerti i një formacioni të formuar posaçërisht me ide të këngëtarit Doni me emrin “Fondacioni”. Në të marrin pjesë muzikantë të shkallës së lartë siç janë Kiril Mariçkov, Ivan Leçev, Slavço Nikolov nga Grupi BTR, Venko nga Gripi “Ata”. Muzikantët interpretuan hitet më të dashura të publikut.

© Foto: arkiv
Tani nga bregdeti do të transferohemi në një skenë tjetër verore, por në Sofje. Koncerti “Vera me radio” organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare paraqiti këngët më të reja të Kalin Veljovit dhe grupit “Tumbaito”. Në fakt këto janë këngë të vjetra bullgare por të orkestruara në stilin “latino”, stil, ky, është karakteristik për këtë grup.
Projekti më i ri i këngëtares së re Mihaela Fileva tashmë është në eterin bullgar me titull “Më jep shenjë”. Bashkë me këngëtaren në të marrin pjesë dhe tre repper krejt të panjohur – Adrian, Donald dhe Bobi, të zgjedhur në konkurs ndër 700 kandidatë. E freskët dhe shumëngjyrëshe, kënga na mbush me humor dhe gëzim.

© Foto: fsb.bg
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”