Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet kineze në Bullgari – vetëm për një vit u rritën pesë herë

“Ka ardhur momenti për investime në Evropën e re, kurse Kina ka interes të investojë në Bullgari” – tha kryeministri bullgar Pllamen Oresharski në kohën e vizitës së tij në Kinë. Dhe ky konstatim është i padiskutueshëm, sepse investimet kineze në Bullgari për një vit u rritën pesë herë – nga 14 milionë euro në vitin 2012 deri në 85 mln euro për gjysmën e parë të vitit 2013. Kurse shkëmbimi i mallrave midis dy vendeve gjatë tre vjetëve të fundit u rrit dy herë.

Cilët janë sektorët ku Kina investon më shumë?

Para se gjithash në sektorin energjetik – kryesisht në burimet e përsëritshme energjetike. Infrastruktura hekurudhore, portet dhe prodhimet e teknologjive të larta gjithashtu janë në sferën e interesave kineze. “Herën tjetër kur do të vij në Bullgari, shkaku të jetë një autostradë e ndërtuar me përkrahjen tonë” – tha presidenti i China Eximbank, Li Zhuo-gu. Bujqësia dhe sektori ushqimor gjithashtu tërheqin kapitalin kinez. Po përpunohen projekte për prodhim të kosit, bioprodukteve, ushqimeve për fëmijë, mishit, ujërave minerale dhe për ndërtim të uzinave të foragjereve. Ka projekte për montimin e celularëve kinezë dhe të elektrobuzëve kinezë në Bullgari, kurse uzina për montimin e automobilave kineze me markën “Great Wall” në Bullgari tashmë ka ambicie të dalë në tregjet evropiane. Bullgaria po përgatit dhe një strategji për tërheqjen e turistëve kinezë.

Përveç Rusisë, edhe Kina ka interes për sektorin energjetik në Ballkan

Prej kohe dihet, se Rusia ka interes të zhvillojë projekte për furnizimin e gazit në territorin e BE dhe tubat të kalojnë përmes disa shteteve ballkanike, përfshirë dhe përmes Bullgarisë. Por po të shohim hartën e Evropës, do të vëmë re se investimet kineze janë përqendruar kryesisht në Ballkan në sektorin e energjetikës. Për shembull në Bullgari pritet gjatë pesë vjetëve të fundit kapitalet kineze në sektorin energjetik të arrijnë 1 mlrd. dollarë. Resurset investohen kryesisht në parqet e energjisë së përsëritshme. Kina investoi një miliard euro në Rumani, për ndërtimin e një TEC-it dhe akoma aq për ndërtimin e një Hidrocentralit të ri, kurse dy reaktorët të Centralit atomik rumun në qytetin Cernavoda do të jenë prodhim kinez. Në Greqi kapitalet kineze janë drejtuar përsëri te energjia e gjelbër. Serbia gjithashtu tërhoqi investitorët kinezë për modernizimin e centraleve elektrike dhe për ndërtimin e një TEC-i të ri. Po me kapitale kineze Maqedonia do të ndërtojë 12 HEC-e në lumin Vardar.

Prodhuar në BE

Ekspertët komentojnë, se planet e Pekinit për investime jashtë shtetit janë drejtuar para se gjithash te Evropa Lindore dhe ajo Qendrore, përfshirë dhe te Bullgaria. Jo vetëm këtë. Recesioni në Evropë i bëri shumë sipërmarrës kinezë ta transferojnë biznesin e tyre nga Evropa Perëndimore në Bullgari. Shkaqet janë tatimi i ulët korporativ në Bullgari dhe krahu i lirë i punës, kurse prodhimi mbetet në kuadrin e BE-së. Pikërisht tregu evropian është ai që tërheq kapitalet kineze. Versioni jo zyrtar është se “Prodhuar në BE” i hap dyert e të gjitha tregjeve botërore, deri sa “Prodhuar në Kinë” has disa kufizime.

Të thënë me fjalë të tjera – a mundet Kina të shesë biçikleta në BE? Jo, për shkak të politikës proteksioniste të Bashkësisë. Por a mundet biçikletat kineze të prodhuara në Bullgari të shiten në tregjet evropiane? – Po, sepse ato do të jenë me markën “Prodhuar në BE”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD