Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kombëtare e bletarëve për më shumë subvencione

Më 16 tetor bletarë nga qyteti i Shumenit protestuan për rritje të subvencioneve shtetërore.
Foto: BGNES
Më 23 tetor bletarët nga mbarë Bullgaria do të mblidhen në Sofje ku do të hidhen në protestë. Ata janë të pakënaqur me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së, e cila la bletarët pa subvencione të drejtpërdrejta në periudhën 2014-2020. Dihet me sa rëndësi është rritja e bletëve për ekologjinë dhe larminë biologjike. Bletarët bullgarë i kërkojnë qeverisë që të gjejë variante të tjera të financimit. Ndryshe, kjo degë do të zhduket. Nga 2007-ës familjet e bletëve në Bullgari janë pakësuar nga 720 deri në 520 mijë. Profesioni i bletarit ushtrohet gjithnjë e më rrallë.

“Rritja e bletëve po shkon drejt rënies – tregohet i shqetësuar inxhinieri Mihaill Mihajllov nga Organizata e Bletarëve në Sofje. – 10 vitet e fundit numri i bletëve u pakësua nga 38 mijë deri në 19 mijë. Erdhi koha kur Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit patjetër duhet të marrë parasysh këto probleme.”

Pse propozimi i deputetes bullgare në Parlamentin Evropian, Maria Gabriel, për subvencione të drejtpërdrejta për një koshere bletësh, u hodh poshtë?

“Ideja është e re dhe ne bëmë vetëm gjysmën rrugë – thotë znj. Gabriel. – Duhet të vazhdojmë ta parashtrojmë këtë çështje në rendin e ditës të BE-së, sepse rritja e bletëve është një sektor strategjik i bujqësisë dhe i gjithë zinxhirit ushqimor. Me rëndësi është që bletarët evropianë gjithashtu të mbrojnë kërkesat e tyre.”

Që nga 2007-a kur Bullgaria u anëtarësua në BE, hyri në fuqi Programi Kombëtar i Rritjes së bletëve ku merret vetëm 50 për qind subvencione evropiane. Deri tani bletarëve ua shpërndaheshin 7 mln euro. Paratë i janë drejtuar veprimtarisë konkrete: krijim i koshereve të reja, luftim i sëmundjeve, kontroll i mjaltit dhe popullarizim i mjaltit vendas. Mirëpo, duket se këto para nuk mjaftojnë.

Sivjet subvencionet për bletarët priten të jenë akoma më pak – 5 mln euro. Deputetja Maria Gabriel bëri me dije, se BE-ja ia ka pakësuar Bullgarisë subvencionet nga Politika e Përbashkët Bujqësore: “Shpërndarja mes sektorëve varet nga kompetenca e qeverisë përkatëse.”

Protestuesit i kërkojnë qeverisë që të sigurojë së paku 30 euro për një koshere bletësh. Mihaill Mihajllov vuri në dukje se në sektorin e bagëtisë shpërndahet nga 30 deri në 175 euro në varësi të madhësisë së kafshës.

Bletarët propozojnë që një pjesë e parave për kultivimin e drithërave, duhanit, perimeve dhe frutave t’i drejtohet sektorit të rritjes së bletëve. Kjo kërkesë bazohet në faktin se, në shkallë të madhe rendimenti varet nga pjalmimi i bletëve. Mirëpo, në pjesën dërmuese rritja e bletëve në Bullgari është amatore, pra rriten nga 10 deri 15 koshere. Kështu që bletarët nuk mund të regjistrohen si ferma e vogël dhe të paguajnë sigurime sociale. Ja pse më të vlefshme do të ishit subvencionet e drejtpërdrejta për një koshere.

Ka mundësi që në periudhën e ardhshme 7-vjetore të Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së bletarëve t’u shpërndahen subvencione të drejtpërdrejta, siç është te dega e bagëtisë. Rrezik të mos zhduken bletarët bullgarë deri atëherë. Le të kujtojmë se mjalti bullgar është i cilësisë shumë të lartë dhe kërkohet dendur në tregjet botërore. Në vit në Bullgari prodhohen 10 mijë tonë mjaltë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD